• |
ide | kryesore

“Jo për Real Madrid, ja për kë mendon CR7…”

Sport



Manuel Fernandes është i bindur se Cristiano Ronaldo është totalisht i përqendruar te Kupa e Botës “Rusi 2018”, pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij.

E ardhmja e yllit të Los Blancos ka trazuar shtypin spanjoll dhe atë botëror. Ndërkombëtari portugez ka paralajmëruar largimin nga Real Madrid, duke bërë të shpërthejnë dyshimet për të ardhmen e tij. Por ish-sulmuesi i Manchester United ka një objektiv të rëndësishëm përpara tij: Kupën e Botës. Trofeu më madhor futbollistik që i mungon në palmares, pasi ka bërë të tijin atë të Europës në verën e 2016-ës.

Në konferencën e shtypit, Manuel Fernandes ka siguruar për gjendjen shpirtërore të Cristiano Ronaldo-s: “Nuk shikoj asgjë negative, për mua ai është si normalisht, aspak i shqetësuar për të ardhmen. Cristiano është shumë i përqëndruar te kombëtarja portugeze dhe për ta ndihmuar atë. Duke qenë se është lojtari më i rëndësishëm për skuadrën dhe një nga më të mirët në botë, është normale që ne kemi njëfarë varësie nga ai”.
‘Është krejtësisht normale, por Portugalia u shpall kampione e Europës falë grupit dhe jo individit. Në asnjë rast, Cristiano Ronaldo nuk mund të ndikojë për keq në atmosferën e skuadrës sonë. Ai është shumë kërkues ndaj vetes dhe gjithashtu ndaj nesh”, vijoi Manuel Fernandes.
Portugalia do të debutojë në “Rusi 2018” të premten mbrëma ku përballë do të ketë një rival historik si Spanja. Një ndeshje e veçantë për shumë lojtarë të cilët janë rritur në këto dy vende, si Cristiano Ronaldo, por gjithashtu edhe Manuel Fernandes, i cili ka kaluar disa sezone me Valencian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *