• |
ide | kryesore

UEFA e fut në short, Partizani është me pushime

F1, Sport



Sezoni që sapo u mbyll, me luhatje të frikshme, dështime të mëdha, kosto financiare e strategji të përmbysura, e kishin dhënë esencën e situatës që përjetohet këto kohë tek Partizani. Një qetësi që nuk përligj aspak domosdoshmëritë e klubit të kuq.
Partizani u përfshi në listat e skuadrave pjesëmarrëse në kompeticionet europiane nga UEFA, por në vend që ky zhvillim ti jepte përparësi merkatos, në mënyrë që kryeqytetasit të jenë dinjitozë në Europa League, në ambjentet e klubit pritet emaili zyrtar i qeverisë Europiane të Futbollit për të filluar të mendojnë mbi lëvizjet e ardhshme.
Madje nuk ka një datë zyrtare për të mbledhur skuadrën dhe nisur përgatitjet. Kjo do të ishte normale pa Kupat e Europës, por tani, ndonëse vendimi i CAS mund ti ndryshojë gjërat, Partizani duhet të ishte vënë në lëvizje.
Kërkohet një trajner, e trajner nuk ka akoma, kërkohen lojtarë për të harruar dështimin e këtij viti e për të nisur ndjekjen e ëndërrës titull që mungon nga 1993, por po rrezikohet të largohen edhe ata aktualë.
Idriz Batha, Renaldo Kalari, Blerim Kotobelli dhe Arbnor Fejzullahi janë nën kontratë me klubin deri në 31 qershor, ndaj dhe mund të largohen lirish pas kësaj date. Mesfushori është në negociata me drejtuesit e klubit kryeqytetas, por vështirë se mund të ketë akord mes palëve. Batha e ka shprehur edhe më herët pakënaqsinë për mënyrën se si u menaxhua Partizani, sidomos me ardhjen e Luciano Moxhit dhe stafit të tij italian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *