• |
ide | kryesore

20 vjet nga Kupa, Zidane akoma magjik…shikoni cfare goli

Sport, Video



Kanë kaluar 20 vjet, por gjenerata e artë e Francës nuk e ka humbur shkëlqimin dhe klasin e saj. Të martën mbrëma, për të festuar 20 vjetorin e triumfit në Botërorin 1998, i cili u luajt pikërisht në Francë, legjendat e kombëtares së gjelave që fituan trofeun duke mundur 3-0 në finale Brazilin kanë zbritur në fushë, të drejtuar nga Zidane në një sfidë miqësore në Nanterre, në “U Arena”, për të sfiduar një seleksionim të ish-futbollistëve të të njëjtës gjeneratë, të cilëve iu shtua edhe Usain Bolt.
Amarcord në lotë, me kampionë si Zidane, në gol falë një goditje dënimi magjike, por edhe Henry, Blanc, Thuram, Desailly, Vieira, Karembeu, Pires, Djorkaef dhe kështu me radhë. Përballë Toldo, Aldair, Tommasi, Davids, Eto’o, Bobo Vieri, Stoitchkov, Mendieta, Morientes, Kluivert dhe jo vetëm. Me këtë skuadër zbriti në fushë edhe usain Bolt.

Ka përfunduar 3-2 për Francën. Gol në nisje me Morientes, pastaj barazim i Henry. 2-1 i Zidane, që me goditjen perfekte të dënimit i rifreskon memorien të gjithëve për atë se cfarë ishte I aftë të bëjë. Barazimi 2-2 provizor firmoset nga Mendieta ndërsa goli i fitores ka për autor Candela. Të qeshura, duartrokitje dhe spektakël dhuroi kjo sfidë yjesh. Për t’u shënuar edhe përqafimi mes Slaven Bilic dhe Laurent Blanc: të dy ishin protagonistë në gjysëmfinalen e 1998-ës, kur francezi goditi me dorë kroatin, që u rrëzua përtokë. Kartoni I kuq që do mbahet mend gjatë nga Blanc që humbi finalen e Botërorit magjik për Francën.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *