• |
ide | kryesore

Autostrada hapet nga të dyja drejtimet në fundjavë, të hënën bllokohet sërish

Lajme, Të fundit



Autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e hapur nga të dyja drejtimet gjatë fundjavës. Punimet që po bëhen nga Vora në Maminas do të kenë përfunduar të premten në orën 12:00 njoftoi Autoriteti Rrugor. Vendimi është marrë për të lehtësuar lëvizjen e pushuesve drejt plazhit dhe në kthim për fundjavën.

Por të hënën, vështirësitë në lëvizje do të nisin sërish, sepse do të bllokohet segmenti Maminas-Sukth. Autostrada është në rikonstruksion. Për çudi u zgjodh periudha e plazhit për të bërë ndërhyrjen. Këtë kohë, kryeministri e shfrytëzoi edhe për të dhënë lajmin se Tiranë-Durrës shumë shpejt do të bëhet me pagesë, njësoj si Rruga e Kombit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *