• |
ide | kryesore

Telefonata presidenciale që ndërpreu konferencën për shtyp të trajnerit rus

Rusi 2018, Sport



Trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov, ka marrë një vlerësim presidencial pasi udhëhoqi skuadrën e tij në fitoren e madhe në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.

Organizatorët e Rusisë mposhtën Arabinë Saudite 5-0 – duke thyer rekordin e fitores në ndeshjen e parë që mbahej nga Brazili që shkatërroi atëherë 4-0 Meksikën në vitin 1950 – dhe ky ishte motiv i mjaftueshëm që konferenca për shtyp e teknikut Cherchesov të ndërpritej nga një telefonatë e presidentit Vladimir Putin.

‘Ishte kryetari i shtetit që më mori në telefon për të më përgëzuar,’ tha Cherchesov. ‘Më kërkoi ti japë përgëzimet e tij edhe skuadrës dhe të vazhdojmë të luajmë kështu.’



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *