• |
ide | kryesore

FOTO/ Ndahet nga jeta 98-vjeç ish-byroisti, besnik i Enverit dhe Ramizit

Lajme, Të fundit



Është ndarë dje nga jeta, në moshën 98-vjeçare, Rita Marko, njëri prej liderëve të rëndësishëm të regjimit komunist, ish-anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të Partisë.

Marko ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më besnik të diktatorit Hoxha, që u ka mbijetuar të gjitha goditjeve brenda kupolës komuniste, falë përshtatjes me qëndrimin represiv të kreut të regjimit, shkruan Panorama.

I ardhur në drejtimin e Partisë nga radhët e drejtuesve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ishte ndër të rrallët byroistë që e mbylli karrierën politike me shembjen e sistemit komunist, ndërkohë që pjesa më e madhe e kolegëve të tij mbetën viktima të diktaturës komuniste.

Rita Marko u lind në Dishnicë të Korçës, më 17 shkurt 1920 dhe u anëtarësua në Partinë Komuniste në vitin 1942. Gjatë luftës shërbeu si komisar i Brigadës së Dytë Sulmuese dhe komisar i Brigadës së Tetë të Mbrojtjes Popullore. Në vitin 1950 u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor.

Image result for rita marko

Nga viti 1966 deri në vitin 1976 kreu detyrën e zëvendëskryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Nga korriku 1950 deri në mars 1951 shërbeu si ministër i Industrisë. Në periudhën 1970-1982 ka qenë president i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë. Në prill të vitit 1950, ai u bë kandidat i Komitetit Qendror të Partisë dhe në Kongresin e Dytë të Partisë, në vitin 1952, u zgjodh anëtar i KQ.

Në Kongresin e Tretë të Partisë në vitin 1956 u zgjodh anëtar i Byrosë Politike. Shërbeu si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në rrethin e Korçës nga viti 1949 deri në vitin 1950. Në mars 1951 u bë sekretar i Komitetit Qendror të Partisë.

Fundi i regjimit komunist e gjeti në pension pas dorëheqjes nga të gjitha funksionet në fundin e viteve ‘80. Në dhjetor të vitit 1991, bashkë me disa liderë të tjerë të PPSH-së, u dënua me 8 vjet burg, me akuzën për shpërdorim të detyrës.

U lirua në korrik të vitit 1995. I tërhequr nga jeta publike prej vitesh, Marko nuk pranoi asnjëherë interesimin e medies për të hedhur dritë mbi bëmat e regjimit komunist në Shqipëri.



7 Comments

  1. nuk pajtohem me termat Regjimi dhe komunist.
    edhe jugoslavia,rusia,ne mos gaboj,franca,espania e shume sgtete ishin komuniste,dhe regjim shume me brutal se encer hoxha.
    deri para 45-50 viteve zvicra ekzekutojke me prerje koke me nje sopat e leshuar nga lartesia.
    franca para 30-33 viteve njesoj.
    Amerika me karrik elektrike dhe ingekcion morrtel,edhe sot.
    Kina e koreja plumb pas koke.
    pp cili shtet sipas shqiptarve nuk ka pas regjime.
    pra xhaxhi enver nga denimet me te buta.
    po sa viktima kane ber partit politike ne shqiperi vetem 97 ten + qe 25 vite.=ma shume se lufta e dyte botrore,+ po ti llogaritu edhe viktima te semundjeve ne munges diagnostike e tretmani, + viktimat e aksidenteve rrugore ne munges shteti logjior e norma ligjore ngarje vaturash.= 3 her ma shume kane bere partit politike pas vdekjes se trimit envee hoxha.
    pra rrnofte xhaxhi enver demokrati.

  2. Keta desh zhdukur qe ne 1991-shin po cfare ti besh -Saliut-qe bente gjyqe vetem per kafera dhe jo per vrasjet ,internimet ,persekutimet eketyre byroisteve te regjimit te -erdhjerit-

  3. saliu……ha sa kam qesh shoku stalin, mbas 27 vjet nuk u civilzove , po pse baca do denonte vellezerit, qe vdiqen te gjithe nga 100 vjec te lumtur e te gezuar. mos fol me emocione sh. stalin , se te ben dem per shendetin.

  4. Nje shkerdhate me pak…
    Meqe ra fjala ke shkerdhatat, ca foto plako, gjithe burrat bashke,
    ci paskan bo tytes se njoni tjetrit kta robo…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *