• |
ide | kryesore

Berisha për avokaten që i caktuan: Mirë që nxori Ramën në shtrat dhe jo Enver Hoxhën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi GJKKO vendosi si avokate mbrojtëse të tij Valentina Todoreskun, e cila shpërndan në rrjetet e saj Facebook, statuset e Edi Ramës.

Berisha e quajti avokaten “enveriste”, ndërsa shtoi duke ironizuar se “mirë boll që nuk kishte nxjerrë Enver Hoxhën në shtrat, por Ramën”, pasi përndryshe sipas ish-kryeministrit do konsiderohej “nekrofili”.

“A e patë atë Enveristen dje çfarë ishte ajo më, mirë boll që nuk kishte nxjerrë Enver Hoxhën në shtrat, por Ramën. Të paktën këtë gabim se kishte bërë. Se do të quhej nekrofili pastaj”.



20 Comments

  1. Kjo Valentina ishte shume e bukur dhe seksi. E meritonte te behej e famshme duek u

    caktuar avokate e Doktorit.

    1. Berish. Leri keto.
      Po ik e kerko ndryshim te mases ne apel. Se do te digjen afatet dhe nuk vazhdon dot ne asnje shkall tjeter me von.
      Nese koke vic Gjokutaj po te mbush mendjen qe te vazhdosh kete linj. Po ta fut sa krahu. Eshte rruge pa kthim. Nuk eshte politik po procedur. Nuk e vendos avokati masen, por gjykata.

    2. Nga Telnis Skuqi/

      Unë e kam falur “avokatin” tim, Mërkurin, madje edhe kryetaren e trupit gjykues, M. Progonatin, që ishte më e zellshme se hetuesja ime, por kurrë Valentina Shehu, që përpiloi me hollësi dosjen time penale me nenin 55 të Kodit Penal.

      LEXO EDHE:
      Berisha: Pronarit të fabrikës i janë gjetur mesazhet me Veliajn, po merret Balla me zhdukjen e tyre! SKAP, qendër manipulimi të pashembullt

      Unë ende sot e kësaj dite nuk e kuptoj se si u futa në një sistem juridik që nuk më takonte mua ligjërisht.

      Shkak u bë një incident i papritur fëminor, dhe që u teprua nga sistemi i atëhershëm i drejtësisë.

      Një top futbolli i goditur në mënyrë të pasaktë nga shoku im i fëmijërisë, Ilir Kakaçi, shkërmoqi bustin allçi të diktatorit, sepse unë si portier nuk reagova shpejt për ta devijuar sferën e rrumbullakët që ishte nisur në trajektoren e gabuar. Fatkeqësisht atë ditë humba fëmijërinë dhe ëndrrat e mia.

      Dikush duhet të mbante përgjegjësi.

      U godita unë dhe miku im.

      U bë një gjyq i madh më 17 maj 1989, në katin e tretë të Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë.

      Hetuesja ime ishte Valentina, denoncimin e bëri institucioni, ndërsa dëshmitarët ndaj meje dhe atij (Kakaçi) ishin edukatorët tanë. Tmerr!

      Biografia ime familjare ishte e deklasuar, ndërsa biografia e shokut tim ishte akoma më e rëndë, që gjë ia bëri të lehtë punën hetueses praktikante para trupit gjykues.

      Miku im dhe unë u dënuam me vendim të formës së prerë, por për shkak të moshës dy jetimët u paketuan në Shkollën e Riedukimit në Zejmen të Lezhës.

      Dënimi im dhe shokut tim nuk u prit mirë nga drejtuesit e partisë në nivel lokal.

      Çështja ime dhe e mikut tim shkoi shumë lart, aq lart sa Presidenti i asaj kohe, Ramiz Alia, firmosi një dekret të veçantë falje vetëm për ne të dy, sepse, sipas regjimit ishte tejkaluar vija e kuq, fal Valentinës.

      “Ne nuk dënojmë fëmijë”, – u shpreh Alia atëherë.

      Personalisht nuk dëshiroj të paragjykoj Drejtësinë e Re, por për mua është e rëndësishme të kujtojmë historinë dhe të punojmë drejt një shoqërie ku drejtësia është e pavarur dhe respektohen të drejtat themelore të të gjithë qytetarëve, pavarësisht statusit social dhe shoqëror që përfaqëson çdo individ.

      1. telnisi qenka terrorizu i shkreti!

        me e forta fare!
        Valentina ne interviste telefonike ne mengjes u shpreh :

        Do ta mbroj me gjithe forcen time si avokate Saliun!!!!!

        hhhhhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

        haaaaaaaaaaaaaaaaaaahahahahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

        hahahahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

        o ca karagjozesh o sa kom qesh

        do ta mbroj thote dhe direkt pranoi vendimin e Rama-Gjykateses pa e i hedh as edhe nje lexim te shpejte dosjes prej 16 mije faqesh ! mast e sigurise nuk i kundershtoi fare!

        ja si te mbron partia

  2. Mir o Sale mir, degjo mendjen e Gjokutaj koktulit ti. Ka per te te marr ne qaf ja ketu do jemi. Kan per te te marr zvarr e do bejn show me ty tani 80 vjec. Nuk te lejon me njeri (dhe ketu e kam fjalen per USA) qe ti besh karshillik vendimeve te gjykates si me pare. Iku koha e Ina Rames qe beje cfar te donte kari, kur shteti i te drejtes ra komplet se ti as e pordhe urdherin e prokuroris. Shteit u be Berisha ateher. Kercenove edhe prokuroren qe e vure vet (dhe thoshe Silvia Konti e Shqiperis, e mbaj mend shum mir) se hajde ta kishe ven nje tjeter. Cudi e madhe me ty, te gjith ata qe ti zgjedh vet, Ina Rama, Lul Basha, Spartak Ngjela, Neritan Ceka, Azem Hajdari,… te gjith ta fusin ty pastaj. Keshtu qe o ti je bythqiri i vertet ne keto muhabete ose ti zgjedh bythqira si bashkepuntor. E para do te thot qe je bythqir e nuk je me per politik. E dyta do te thot qe je i paaft dhe nuk je me per politik. Filloi revolucioni? Iku Rama? Fituan demokratet?

        1. Klodian Tomorri

          Ndërsa dhëndrri i ish kryeministrit Sali Berisha gjendet në burg se mori 28 mijë metër katrorë në pronën e tij, Edi Rama ka vendosur t’i falë 220 mijë metër katrorë tokë në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar shoqërisë një shoqërie të quajtur Soleil & Sea, pas të cilës sipas BIRN qëndron biznesmeni Alban Xhillari, për të ndërtuar aty një kompleks turistik.

          Kompleksi i quajtur Jala Entertainment Park do të ngrihet në bregdetin e Jales dhe parashikon një investim prej 70 milionë eurosh sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike i marrë në qershor të këtij viti. Por e kaluara e këtij projekti është e mbushur me dyshime të forta për tjetërsim dhe rrëmbim prone.

          Historiku

          Për herë të parë statusi i investitorit strategjik iu dha shoqërisë Soleil & Sea në gusht të vitit 2019. Por pas dhënies së statusit shpërtheu një konflikt i fortë për pronën ku do të ndërtohej kompleksi.

          Pak muaj para dhënies së statusit, në shkurt të vitit 2019, familja Gjoka kishte fituar pronësinë e tokës ku shtrihej kompleksi, përmes një vendimi të Gjykatës së Apelit në Vlorë. Por kjo nuk e pengoi qeverinë që të jepte statusin e investitorit strategjik për shoqërinë Soleil & Sea.

          Pas vendimit për dhënien e statusit, familja Gjoka kallëzoi penalisht biznesmenin Alban Xhillari dhe të afërm apo të njohur të këtij të fundit se po përdorin ndikimin e tyre në qeveri për t’ua rrëmbyer pronën me dokumente të falsifikuara, nën pretekstin e investimit strategjik.

          Biznesmeni Xhillari u kundërpërgjigj po ashtu me kallëzim penal ndaj Kristo Gjokës dhe personave të lidhur me të, që i cilëson “pjesë e një grupi të strukturuar kriminal“. Në një komunikim me BIRN, Xhillari la të kuptohej se ai ishte investitori pas fshatit turistik, edhe pse kompania që mori statusin e investitorit strategjik figuron e regjistruar në emër të dy aksionerëve të tjerë që quhen Ardit Bajraktari dhe Endri Mingollari.

          Falsifikim dhe rrëmbim prone

          Lufta për pronën në fjalë ishte aq e fortë sa qe drejtorët e Kadastrës në Vlorë jepnin dorëheqje njëri pas tjetrit. Përgjatë një periudhë të shkurtër kohore, në krye të Kadastrës së Vlorës u emëruar mbi 12 drejtorë.

          Pasi shpërthimit të skandalit, e gjithë procedura e dhënies së statusit të investitorit strategjik dhe dokumentacioni i pronës u audituan nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në Janar të vitit 2020, KLSH përfundoi raportin e kontrollit ku konstatonte falsifikime të rënda në pronësinë e tokës si dhe faktin se shoqëria Soleil & Sea kishte paraqitur të dhëna të rreme.

          Mbi këto përfundime KLSH I rekomandoi qeverisë që të revokonte statustin e investitorit strategjik të shoqërisë Soleil & Sea për kompleksin Jala Entertainment Park për shkak se shoqëria kishte paraqitur të dhëna të rreme dhe të falsifikuara, çka është një kusht automatik për heqjen e statusit.

          Po kështu KLSH, i rekomandoi Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve që të verifikonte me përgjegjësi të gjithë dokumentacionin ligjor të kësaj procedure. Raporti me firmën e Bujar Leskajt, udhëzoi AIDA-n, që pas verifikimit t’i paraqiste qeverisë një material të plotë me të gjitha dokumentat që nuk ishin në përputhje me statusin real të pronës si dhe të dhënat e pavërteta të deklaruara nga shoqëria por edhe institucionet publike, përfshirë Bashkinë Himarë dhe Kadastrën e Vlorës.

          Për shkak të luftës, kompleksi nuk u arrit të ndërtohej sipas afateve të përcaktuara në vendimin e parë të Komitetit të Investimeve Strategjike. “Për shkak të problematikave të shumta në këtë zonë, për arsye të mungesës së regjistrimit fillestar, nuk është bërë i mundur realizimi i projektit të investimit brenda afatit dy vjeçar të kohëzgjatjes së statusit “Investitor/Investim strategjik procedurë e veçantë” miratuar me Vendim të Komitetit të Investimeve Strategjike Nr. 20/5, date 1/08/2019,” shprehet AIDA.

          Problemet u “zgjidhën”

          Katër vite pas vendimit të parë, Komiteti i Investimeve Strategjike ka marrë në qershor të këtij viti një tjetër vendim për dhënien e statusit investitor strategjik për shoqërinë Soleil & Sea.

          Këtë herë sipërfaqja e tokës që i jepet kompanisë është rritur edhe me 80 mijë metër, nga 140 mijë metër katrorë që ishte në vitin 2019 në 220 mijë metër tani.

          “Masat kryesore mbështetëse që kërkon subjekti aplikues për realizimin e këtij projekti investimi, janë vënie në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore për zhvillimin e investimit me një sipërfaqe prej 22 ha, si dhe e drejta e përdorimit të brigjeve të detit si dhe zones përkatëse të plazhit në funksion të realizimit të një projekti investues strategjik,” thuhet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.

          Sipas vendimit,nga verifikimi hartografik rezulton se zona e kërkuar, nuk i është nënshtruar ende regjistrimit fillestar sistematik, por aktualisht për këtë zonë ka përfunduar faza e afishimit publik si dhe faza e trajtimit të ankesave.

          “Miratohet në parim masa mbështetëse vënie në dispozicion të pasurisë së paluajtshme shtetërore me sipërfaqe prej 22 ha, në ZK. 3844, sipas koordinatave të këtij vendimi dhe hartës së afishimit publik ku janë përcaktuar numrat e pasurive që prek projekti në Aneksin 1, për zhvillimin dhe realizimin e këtij projekti investimi strategjik, me tarifën simbolike 1 Euro,” thuhet në vendimin e Komitetit të Investimeve të miratuar në qershor të këtij viti.

          Pavarësisht vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike që drejtohet nga kryeministri Rama, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur se Jala Entertainment Park do të ndërtohet mbi një pronë të rrëmbyer me dokumenta të falsifikuara si dhe përfshirjen në krim disa institucioneve publike duke filluar nga Bashkia e Himarës.

  3. Ja Rama shkrete. Edhe ne shtrat te spitalit, dy gishtat lart!

    Nje demokrat i vertete.

    Jo si ca ujqer (pa dhembe) komuniste qe fshihen nen lekuren e deleve te Foltores! 😅

  4. Ky i pati avokatet dhe i largoi vet, tani merret me avokatet qe i cakton gjykata. Copa e mbeturines qe i ka ngelur ketij vendi.

    1. hahah jo or fugshklym, nuk i largoi avokatet, jane akoma , gjyqtarja dmth rama e veshur si gjyqtare nuk e nderpreu sencen , dhe largimi nga seance nuk e humbet te drejten e perfaqesimit . duro se ka pune puna

    1. Nuk i plas njeriu per Liken por ku eshte Gjiknuri? Rama paska bere me toke dhe ish burrin e gruas, kesaj i thone flmd qe ma q ive gruan dhe ma le mua o Xhillari. Rea Xhillari po ashtu e bija, thjeshtra e Rames

      1. Po ja pergatit njeri dosjet apo vetem llogje Kavaje?!

        Me the… te thashe…

        Dhe kur them “njeri” nuk kam parasysh domosdoshmerisht SPAK-un, por cdo qytetar apo grup qytetaresh me mjaftueshem ndergjegje, inteligjence dhe asete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *