• |
ide | kryesore

Mbyllet pjesa e parë, Belgjika e yjeve bllokohet nga Panamaja

Rusi 2018, Sport



Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në Fisht Stadium në Sochi mes Belgjikës dhe Panamasë me rezultatin 0-0. Një lojë e dominuar totalisht nga belgët, por që nuk arritën në asnjë moment të kalonin portierin Pendo.
Lukaku e Carrasco tentuan kuadratin e portës së amerikano-qendrorëve që në minutat e para, duke lënë të kuptohej se ishte çështje kohe shënimi i golit. Por në fakt nuk ndodhi kështu. De Bruyne goditi mbi traversë në minutën e 22, ndërsa portieri panamez u tregua i pakalueshëm 16 minuta më pas në goditjen e Carrascos.
Panamaja e teknikut Gomez mendoi vetëm të mbrohej – u duk se do të thyhej, por për 45 minuta i rezistoi yjeve të Belgjikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *