• |
ide | kryesore

Elon Musk akuzon një punonjës për sabotim të gjigandit “Tesla”

Planet



Përpjekja e Teslës për të rritur prodhimin e Modelit 3 është goditur nga një pengesë e re, sabotimi i punonjësi.

Lajmin e dha drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk. Në një e-mail për punonjësit e kësaj kompanie, Muska tha se një punonjës kishte pranuar se sabotoi fabrikën e kompanisë Freemont, në Kaliforni.

Miliarderi amerikan deklaroi se punonjësi ka bërë ndryshime të paspecifikuara në kodim të sistemit operativ të prodhuesit të makinave.

Gjithshtu ai i ka eksportuar sasi të mëdha të të dhënave shumë të ndjeshme të kompanisë palëve të treta të panjohura.

Identiteti i punonjësit nuk bëhet i ditur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *