• |
ide | kryesore

Argjentina e Kroacia, “zënka” për kreun e grupit

Rusi 2018, Sport



Në Nizhny Novgorod megjithatë, përtej statistikave, janë kroatët që vijnë me superioritetin e kryesuesve të Grupit D. Ballkanasit kanë likuiduar Nigerinë 2-0 në debutim dhe e kanë të qartë se kjo ndeshje përcakton jo vetëm kualifikimin, por edhe vendin e parë të Grupit. Argjentina, pavarësisht barazimit në debutim, ka bindjen për progresin në fazën me eleminim direkt – sidomos me performancën zhgënjyese të Nigerisë, me të cilët luajnë ndeshjen e fundit të grupit.

Precedentët rëndojnë ballkanasit….

Argjentina e Kroacia nuk janë dy të panjohura për njëra tjetrën, ndonëse vijnë nga kontinente të ndryshme: dy Kombëtaret janë përballur me njëra tjetrën 4 herë, vetëm një herë në Kupën e Botës në 1998, në të cilën amerikano latinët triumfuan 1-0 e tre here në miqësore ku bilanci është i barabartë nga një fitore për secilën e një sfidë e mbyllur në barazim. Në 94 është fiksuar barazimi i vetëm 0-0, ndërsa fitorja kroate 3-2 është e marsit 2006, ndërsa herën e fundit që janë ndeshur së bashku ka qenë në 2014 kur Argjentina është imponuar 2-1.

Dalici “i hekurt” mbetet me një lojtar më pak

Kroacia ka një zgjedhje më pak nga tani e tutje, e mbetur me 22 lojtarë për turneun. tekniku ka vënë veton dhe ka marrë vendimin për të kthyer në shtëpi Nikola Kalinic, që refuzoi të futej si zëvendësues kundër Nigerisë. 4-2-3-1 i preferuar nga tekniku Zlatko Dalic nuk do të ndryshojë edhe përballë Argjentinës, me Mario Mandzukic sulmues i vetëm. Mbrojtja që nuk pëson nuk ka arsye të ndryshojë, por Dalic nuk ka ndërmend të privohet as nga mesfusha e tij kualitative, pavarësisht se Brozovic e Kovacic janë përpjekur të fitojnë terren në hierarkitë e teknikut, në rivalitet me Kramaric e Rebic.

Kameleoni Sampaoli…

Ndryshimet në skuadër janë të pashmangshme. Pas kritikave për Sergio Agueron, pavarësisht se sulmuesi i Manchester City shënoi golin e vetëm të Albicelestes, në vijën e parë të sulmuit mund të rishfaqet juventini Gonzalo Higuain, që në 6 minuta tregoi shumë, ndërsa sugjerimet kanë ndikuar jo pak në mendimet e teknikut për të përfshirë 22 vjecarin e Boca Juniors, Cristian Pavon, që me shpejtësinë e tij mund të zëvendësojë Angel di Marian. Ndryshimet i pëlqejnë shumë Jorge Sampaoli, që ka edhe një karakteristikë interesante: nuk ka luajtur asnjeherë dy herë rradhazi me të njëjtët lojtarë në 12 ndeshjet që ai është në krye të Argjentinës.

Një komb i tërë me sytë nga Messi…

Albiceleste ka qendruar e bashkuar rreth Lionel Messit, për ti larguar dëshpërimin për 11 metërshin e humbur me Islandën e që sot do ta shihte të pozicionuar ndryshe formacionin amerikano-latin. Numri 10 duhet të marrë përsipër skuadrën dhe e gjithë Argjentina ka shpresën tek ai për të kthyer Kupën e Botës aty. Messi ka shansin e fundit për të fituar trofeun e artë, por ky motivim deri tani më tepër e ka rënduar pikologjikisht argjentinasit se e ka karikuar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *