• |
ide | kryesore

Video/ VAR ndihmon edhe këtë herë Australinë dhe dënon Danimarkën

Rusi 2018, Sport, Video



Në ndeshjen që vlente kualifikimin për Danimarkën dhe shpresën për të mbetur në lojë për Australinë, nuk fiton askush dhe 1-1 i mban Danimarkën dhe Australinë në pozita delikate në Grupin C. Gjithcka vendoset nga VAR, sistemi që duket se po bëhet protagonist në mënyra të ndryshme për të dyja Kombëtaret: për të dytën ndeshje rradhazi Australia shënon me 11 metërsh të sinjalizuar nga VAR e po për të dytën ndeshje rradhazi Danimarka merr 11 metërsh kundër pas sinjalizimit nga teknologjia në fushë.
Danimarka ishte favoritja dhe avantazhi i shpejtë legjitimoi pritshmëritë. Eriksen nuk zhgënjen as në ndeshjen e dytë dhe shënoi në minutën e 7, pas një kombinimi spektakolar me Jorghensen, duke thyer rezistencën e Australisë.
Danimarka e mendoi ndeshjen më të lehtë se duhej, por për fatin e Hareides në portë është Kasper Schmeichel. Portieri u tregua deciziv në cdo tentativë të ardhur drejt ti, me përjashtim të goditjes së Jedinak nga pika e bardhë, që u akordua pas sinjalizimit të VAR në minutën e 38.
Australia nuk arriti të fitojë ndeshjen, por mundi të prishë rekordin e Danimarkës, që nuk kishte pësuar asnjë gol në 5 ndeshjet e fundit. Tashmë, në pritje edhe të zhvillimit të ndeshjes tjetër, skuadrat e kualifikuara do të vendosen në ndeshjet e fundit të Grupit C. Danimarka ka 4 pikë, por në fund luan kundër Francës favorite, ndërsa Australia ka 1 pikë, por të fundit e luan kundër Perusë.

https://streamable.com/hkack
https://streamable.com/hpl5e



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *