• |
ide | kryesore

Video/ “Do të shkojmë te ai Europian i q*rë”: Hojlund shndërrohet në kryetifoz e jep spektakël me ultrasit

-Instant, Sport, Video
Hojlund



Klubet janë ndalur për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare për kualifikueset e kampionatit të ardhshme evropian. Nëse Italia e Gjermania nuk kanë një moment të mirë, Danimarka pushtoi fushën e Finlandës dhe në fund të ndeshjes filloi një festë e gjatë nën sektorin ultras. Asgjë e çuditshme nëse nuk do të ishte ish-sulmuesi i Atalantës Hojlund ai që mori rolin e liderit të ultrasve.

Grupi H, katër raunde nga fundi ka një situatë plotësisht të balancuar renditje, me shumë skuadra që konkurrojnë për kualifikim direkt. Çuditërisht Sllovenia është në vendin e parë me 13 pikë, po aq sa edhe Danimarka që kaloi Finlandën. Humbja i lë nordikët në kuotën e 12 pikëve së bashku me Kazakistanin. Katër skuadra për dy vende dhe ndeshjet e ardhshme që do të jenë vendimtare. Danimarka mposhti Finlandën falë golit të Hojbjerg në minutën e 86′, duke ndezur ëndrrat e tyre kualifikuese. Në fund të garës Hojlund u ekzaltua bashkë me tifozët për këtë sukses.

Lexo më tej: Atalanta, El Bilal Touré blerja më e shtrenjtë e historisë: Hojlund te United për 85 milionë euro

Festa daneze çmendet nën thirrjet e mbështetësve të tyre. Protagonist i festimeve ishte sulmuesi i ri i Manchester United, Rasmus Winther Hojlund. 20-vjeçari tregoi personalitet të madh duke nisur këngët që pasoheshin nga ultrasit dhe duke bërë një premtim pas të cilit tifozët po ëndërrojnë: “Ju kam dëgjuar duke kënduar gjatë gjithë kohës dhe pasioni juaj është gjithçka në futboll. Ne do të shkojmë te ai Europian i q*rë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *