• |
ide | kryesore

Atalanta, El Bilal Touré blerja më e shtrenjtë e historisë: Hojlund te United për 85 milionë euro

-Instant, Sport, Video
El Bilal



Atalanta rinovon sulmin: El Bilal Touré është zyrtarisht zikaltër, ndërsa gjithçka është vendosur për transferimin e Rasmus Hojlund te Manchester United. Gian Piero Gasperini përqafon sulmuesin malian, që vjen nga Almeria. El Bilal Touré bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e bergamaskëve, që shpenzuan 27 milionë euro, plus 3 bonuse. Në këtë pikë, Atalanta duhet ta lërë të largohet danezin, që bindi Djajtë e Kuq me vetëm një sezon. Ten Hag investon rreth 75 milionë euro plus 10 bonuse për të patur qendrën e tij. Një fitim i jashtëzakonshëm kapitali nëse mendoni se sulmuesi u pagua vetëm 17 milionë euro një vit më parë.

ATALANTA, ZYRTARE EL BILAL TOURÉ

Dritën jeshile për ndryshimin në repartin ofensiv e ka dhënë njoftimi i Atalantës. Blerja zyrtare e El Bilal Touré nga Almeria për 30 milionë euro me bonuse është më e shtrenjta e historisë së klubit. Lojtari (21 paraqitje me 7 gola dhe 2 asiste në La Liga) ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me opsion në vitin e pestë për 1.5 milionë euro.

MANCHESTER UNITED, E KRYER PËR HOJLUND

Së shpejti do të jetë edhe radha e Hojlund në Premier League. Një e dhënë në këtë kuptim është pankina e sulmuesit në miqësoren e sotme midis Atalantës dhe Bournemouth. Oferta prej 75 milionë euro plus 10 bonuse për klubin zikaltër, është pranuar nga bergamaskët. Ndërmjetësit janë në punë për të sistemuar distancat e fundit. Hojlund tashmë ka rënë dakord me Djajtë e Kuq, për një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 5 milionë në vit plus bonuse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *