• |
ide | kryesore

“Ushtari Son paraqitu”, ylli i Tottenham rrezikon rekrutimin

Sport



Eleminimi nga Botërori ka dëshpëruar më shumë se të gjithë yllin e skuadrës së Koresë së Jugut Son Heung-Min. Sulmuesi i Tottenham rrezikon të përfundojë për 21 muaj në ushtrinë e Seulit. Situata ishte e qartë që para Botërorit, por shpresa për të kaluar në 1/8 ishte për Son një arritje e rëndësishme. Ka akoma dy shanse për ta evituar, por varet nga Tottenham e mbi të gjitha rezultatet në Botëror.

Shërbimi ushtarak në Korenë e Jugut është i detyrueshëm nën 28 vjec, e një futbollist mund të luajë për skuadrën e ushtrisë për 100 euro në muaj. 25 vjecari i Tottenham paguhet 360 mijë në muaj e pikërisht ecuria në Rusi 2018 mund ti hiqte telashet nga vetja. Por pikërisht dy humbjet kundër Suedisë e Meksikës e kanë cuar në lotët e dëshpërimit në dhomat e zhveshjes të stadiumit në Rostov.

Sangjue Sangmu – skuadra e ushtrisë koreane – është gjithnjë e më pranë për Son që mund tia hedhë në dy mënyra. Në Korenë e Jugut mund të lirohesh nga shërbimi ushtarak për merita sportive, që në këtë rast do të ishte kualifikimi në 1/8. Tani i mbetet vetëm Lojërat Aziatike në muajin gusht në Indonesia dhe Kupa e Azisë në janar të 2019, por varet shumë edhe nga dëshira e Spurs për ta lënë të shkojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *