• |
ide | kryesore

Teatri i ri/ Opozita thërret sërish në dëgjesë Erion Veliajn

Lajme, Të fundit



Deputetët e opozitës kërkojnë dëgjesë me Erion Veliajn, pasi ky i fundit deklaroi se arriti marrëveshje me një grup artistësh për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Përmes një deklarate ata kanë kërkuar dëgjesë me Veliaj ne 4 korrik për ligjin e posaçëm që shemb Teatrin Kombëtar dhe i jep falas privatit territorin e Teatrit Kombëtar dhe prona të tjera shtetërore për të ndërtuar kulla.

Mësohet se kërkesa për dëgjesën është firmosur nga deputetët e opozitës në Komisionin e Kulturës, të cilët e kanë thirrur Veliajn, duke shprehur shqetësimin se ligji i propozuar, ku ai ka rolin e Negociatorit, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe disa ligje të tjera.

Në çështjet e rendit të ditës, deputetët e opozitës kanë përfshirë për diskutim edhe mënyrën sesi do të zhvillohet territori përreth Teatrit Kombëtar. Dëgjesa e thirrur nga opozita që, në zbatim të Rregullores, përbën më shumë se 1/3-ën e komisionit, është kërkuar pas një jave, të mërkurën, në 4 Korrik.

 



2 Comments

  1. Mire vokshi!!.
    Nji sugjerim:
    Pergatituni me ‘letra’ me shume se me fjale,
    asnji zgjatje, sherr,
    shkurt, ke bere kete dhe kete, letren perpara,
    pergatisni mire edhe pyetjet (cfare ka bere- me cfare tagri- cfare ka njoftuar publikisht, ligji, projekti, marreveshja per Teatrin; a ka plan urbanistik per zonen me Fushen? Etj.)
    Lereni te ligjeroje te veten,
    qartesojini preraz shkeljet etj.
    (Ti I di mire punet, por mos bjer ne gracken e Demagogut Suprem),
    me t’mira Tirona.

    Do te gjej ta pime nji kafe po te kesh kohe dhe deshire, yh

  2. Erjoni nuk eshte i detyruar te paraqitet , por ai do te shkoje. Ai nuk eshte deputet dhe eshte zgjedhur direkt nga populli.

    Dhe ne qofte se keta te PDs do te bejne prap ate teatron , ku ne fillim e ftuan dhe pastaj e perzune , uroj qe Erjoni tju pergjigjet per gjithshka.
    Eshte e qarte qe keta te PDs do mundohen ta kthejne nga nje seance ‘ degjimore’ ne nje ‘ gjyq publik’.

    Nese kjo kurva e PDs do mundohet prap ti tregoje se kush eshte ‘ bosi’ ne ate degjese, atehere Erjoni duhet te ngrihet dhe te largohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *