• |
ide | kryesore

Era Istrefi e lumtur që do të performojë në finalen e botërorit

Paparazzi, Slider



Era Istrefi ka ndjekur ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosta Rikës në Tiranë pranë presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Së bashku me ta ishte edhe Nora Istrefi me bashkëshortin Robert Berisha.

Për herë të parë pas publikimit të himnit të Botërorit, “Live Up” ajo foli në një intervistë duke thënë se është e lumtur që është pjesë e FIFA-s.

Këngëtarja pohoi se me padurim e pret ditën kur do të performojë në natën finale me Will Smith dhe Nicky Jam.

Gjithashtu shprehej e kënaqur për kualifikimin e Zvicrës në fazën tjetër, ndonëse ndeshja u mbyll me barazim.

Theksojmë se këngëtaren do ta shohim në natën finale të botërorit teksa këndon ‘himnin’ e Kupës së Botës për këtë vit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *