• |
ide | kryesore

Japonia për kualifikim, Polonia për prestigj

Rusi 2018, Sport



Nis ndeshja në Volgograd Arena, ku Japonia kërkon suksesin përballë Polonisë së eleminuar, për të marrë kualfikimin e për të ruajtur edhe vendin e parë të Grupit H. Polakët kanë zhgënjyer në dy ndeshjet e para, por nuk duan ta mbyllin Botërorin e tyre pa një fitore, që mund të komplikojë kalimin e Japonisë në 1/8.
Nishino ka lënë në pankinë emra të rëndësishëm si Osako, Inui apo edhe Kagawa, por insiston me 4-4-2 e tij, që sheh përpara dyshen Okazaki-Muto.
Në anën tjetër Nawalka mban jashtë titullarëve edhe një herë Milik, ndërsa sulmin e udhëheq Lewandowski. Pankinë e rezervuar nga tekniku për Blaszczykowski e Piszczek, ndërsa edhe në portë i besohet Fabianskit në vend të portierit të Juventus Szczesny.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *