• |
ide | kryesore

Aksident në Durrës, autobusi përplaset me dy automjete, dy të plagosur

Lajme, Të fundit



Dy automjete dhe një autobus i linjës Golem-Plepa u përplasën sot pranë hyrjes së Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e “Plepave” në Durrës.

Dy persona u plagosën kur një automjet tip “Volkswagen” u përplas me autobusin dhe më pas goditi bordurën, duke dalë në kahun tjetër të rrugës ku aksidentoi edhe një automjet ne kahun e kundërt.

Përplasja ishte aq e fortë sa që i riu qe drejtonte “Volkswagen” mbeti brenda mjetit dhe u desh ndërhyrja e forcave të ushtrisë e zjarrfikësve.

Një pasagjere në autobus u plagos në kokë nga përplasja në xham dhe u dërgua në spital.

Aksidenti shkaktoi trafik në rrethrrotullimin e Plepave. Për pasojë u bllokua edhe kalimi në rrugën dytësore Plepa-Kavajë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *