• |
ide | kryesore

Habit Donald Trump: Cristiano Ronaldo për President

Paparazzi, Slider



Tump e bëri deklaratën gjatë një takimi me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë.

Në vend që të fokusoheshin në marrëdhëniet ndërmjet shteteve të tyre, qendra e vëmendjes për dy presidetët ishte ylli i futbollit.

“Ata thonë se është lojtari më i mirë,”-tha Trump duke i bërë jehonë mendimeve të tifozëve anembanë botës, të cilët vazhdimisht debatojnë nëse Ronaldo është më i mirë se ylli i Barcelonës Lionel Messi.

Ronaldo ka pasur një perfromancë mbreslënëse në Kupën e Botës duke shënuar 4 gola në 3 ndeshje dhe duke ndihmuar Portugalinë që të kualifikohet.

“Më thuaj sa lojtar i mirë është ai? A jeni i impresionuar?”-pyeti Trump.

“Jam shumë i impresionuar, ai është lojtari më i mirë në botë,”- tha i entuziazmuar Rebelo de Sousa.

“Pra a do kandidojë Cristiano ndonjëherë si president kundër jush?”-tha Trump përpara se të shtonte duke qeshur: “Ai nuk do fitonte, ti e di që ai nuk do fitonte.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *