• |
ide | kryesore

Publikohet fushata që përkrah femrat që merren me futboll, “We Play Strong”

Paparazzi, Slider



Është publikuar fushata reklamuese që i përkrah femrat që merren me futboll, “We Play Strong”, e cila mbështetet nga këngëtarja kosovare Rita Ora.

Rita për këtë fushatë ka bashkëpunuar me UEFA-n, me qëllim që sa më shumë femra të jenë të përfshira në futboll.

Rita Ora pati thënë se kampanja #WePlayStrong nuk ka të bëjë vetëm me futbollin, por edhe me fuqizimin e grave dhe barazinë gjithashtu. Ajo e pati konsideruar privilegj faktin që është pjesë e kësaj fushate.

“Mesazhi im për të gjitha vajzat e reja është që nëse ato mendojnë që të marrin një top dhe të luajnë futboll, ta bëjnë këtë pa hezituar”, ka thënë ajo.

Rita dhe UEFA së bashku kanë për qëllim, që përmes kësaj fushate, të bëjnë që futbolli të jetë sporti numër një për vajzat dhe gratë në shtetet e Europës në pesë vitet e ardhshme.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *