• |
ide | kryesore

Reagon PD: Si u fsheh dhe manipulua vrasja mafioze e shoferit të Xhafës

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike me anë të një deklarate zyrtare thotë se Garda e Republikës, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme fshehën ngjarjen e rëndë të ndodhur brenda Gardes së Republikës.

Sipas selisë blu, vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës iu bë e njohur medias dhe publikut nga Partia Demokratike menjëherë sapo mori informacionin.

“Që prej fillimit, pati përpjekje për të manipuluar këtë ngjarje, nga më të rëndat që implikon drejtpërsëdrejti Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Policia private e Fatmir Xhafës po bën çdo përpjekje që ajo të duket si një vetëvrasje me 3 plumba.

Por ne jemi të bindur se ngjarja është një vrasje mafioze, ndoshta edhe më e rrezikshme sesa vrasja e shoferit të familjes së Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku në mes te bulevardit në vitin 2003” – thuhet në deklaratën e PD.

“Në njoftimin e vet, Policia e Fatmir Xhafës nuk jepte shpjegime sesi ka mundësi që brenda Gardës së Republikës askush nuk ka dëgjuar 3 të shtëna armë me breshëri automatiku, siç thuhet në njoftim! Kjo dhe rrethana të tjera që po i verifikojmë, tregon se vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës është e tipit mafioz, e kryer me silenciator.

Me një Polici që e kontrollon vetë, me një Prokurori plotësisht nën urdhrat e tij, Fatmir Xhafaj duhet të japë menjëherë dorëheqjen! Të mos fshihet pas lotëve të krokodilit, por të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë një hetimi të pavarur. Me Fatmir Xhafën Ministër të Brendshëm, e vërteta e vrasjes mafioze nuk do të dalë në dritë!” – thuhet në deklaratën e PD.



10 Comments

  1. Duke qene shoferi i min te brendshem, eshte e nevojshme transparenca. Fakti qe esht vrare brenda ambienteve te gardes, ne garazh, te con ne variantin e vetvrasjes. Sepse nese dikush donte ta ekzekutonte, do zgjidhte nje vend tjeter.
    Por dhe nese eshte vetevrasje, duhet te behen publike arsyet. Ka pas probleme familja, personale apo ne lidhje me punen?!!!
    E verteta eshte qe nga organet shteterore, ka nje ngerc, persa i perket xbardhjes se ngjarjes.
    Eshte e nevojshme nje sqarum i tille, se jo rralle here, shoferat e ministrave dhe shoqeruesi i tyre, japin fjale ne emer te ministrave, marrin persiper, perfshihen ne pislleqe te ndryshme. Persa kohe nuk ka transparence, i lind e drejta gjithekujt te hamendesoj apo intrigoje skenare te ndryshem.

    1. Kta te PD jane edhe prokuror edhe polica edhe gjyqtar. Kta “dine” cdo gje ose bejn sikur dine vetem e vetem qe te mashtrojn popullin. Po populli ju ka pare e provuar o te zinj

      1. Leri mënjanë këta “të PD” o Daniel në të drejtën e tyre të dyshimit për këtë ngjarje të pazakontë e tragjike. Nuk e kanë sajuar këta lajmin se viktima ishte shofer i ministrit Tahiri por ky lajm ka dalë nga deklaratat zyrtare të institucioneve . Ti vetë që flet në “emër të popullit”, çfarë mendimi ke për këtë ngjarje ? Vrasje apo vetëvrasje kanë ndodhur e ndodhin shpesh në Shqipëri veçanërisht këto vitet e fundit. Por në cilindo vend të botës që vritet apo vetëvritet një shofer personal i një ministri të mbrendshëm, ky lajm zë vend kryesor në të gjitha mediat .
        Çfarë ka këtu në këtë ngjarje që të shfrysh urrejtjen tënde ndaj PD që e akuzon se po mashtron e që na e paraqet si “urrejtje të gjithë popullit” ?
        Që ministri i mbrendshëm Xhafa ka një vëlla që figuron i dënuar si kapobandë e mafies së drogës nga gjykatat italiane, ky është një fakt që dihet e nuk e sajoi as PD e as “Babalja e PD” siç mashtrojnë hapur në mënyrën më të trashë propogandat qeveritare.
        Është pikërisht kjo e vërtetë, mbi të ciln mund të ngrejë dyshime si opozita, ashtu edhe “populli”.
        Ti more zotëri në cilin “popull” bën pjesë ?
        Mos paske ardhur si alien ngandonjë planet tjetër që nuk e ditke se çfarë po ndodh në Shqipëri ?

        1. Përgjigje shumë e bukur por që MUTRAT e rilindjes nuk e meritojnë, sepse sta janë mësuar me fjalorin prej rrugaçi të edvin drogës.

    2. Kto veprimet e politizimin te cdo gjeje e kane len dhe do ta len per shume gjate PD ne opozite. Ktu do jemi e do e shohim. Askush nuk do qe kjo parti te vij ne pushtet me kto veprime qe ben.

    3. Ore pse kta te PD duan qe cdo gje ta bejn politike. Beni politik me ate qe behet politik jo me te vdekurit se eshte gjynah i madh dhe turp per ju qe per karrige ndermerni nuk keni as respekt as moral as ndjenj

  2. Zoteri … I paemer eshte e kote te debatosh apo te kerkosh te perdoresh arsyen me bijte e komunisteve, sidomos sot qe kane marre revansh.
    Ata nuk ndryshojne kurre, nuk pendohen per te keqen qe i sollen ketij populli per 45 vjet me radhe dhe per te keqijat qe vazhdojne ti shkaktojne edhe sot e kesaj dite. Ne mendjet e tyre perverse ata e quajne te drejten e tyre legjitime qe Shqiperia dhe gjithe pasurite e saj jane prone e tyre. Ua kane lene trashegimi parardhesit e tyre komuniste.

    1. “Ajo” dhe “i paemer” jeni si ato zerat ne shkretetiren e Saharase, keni vetem nje celular ne dore dhe flisni me ca robqire ne zyrat e PSse dhe ju thone je ne mes te detit ca ke qe ankohesh. Ku resliteti juaj e ku realiteti qe ju propagandojne. Kjo eshte Shqiperia, ky eshte populli maskara qe zgjedh funderrinat e Rilindjes.

  3. te ngresh dyshime per nje (vet)vrasje nuk do te thote te besh politike, por ju aq tru keni aq thoni, ose paguheni te shkruani ne orar te punes. Njeri thote mund ta kishin vrare jashte Gardes, por e njeta llogjike ekziston dhe per vetvrasjen, pra mund ta bente diku tjeter. Ngushellime familjes se iku ne moshe shume te re

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *