• |
ide | kryesore

Vdekja misterioze e shoferit të Xhafës/ Pse Prokuroria del me deklaratë të përbashkët me Policinë e Shtetit?

Lajme, Të fundit



Vdekja misterioze e Shkëlzen Qordës, shoferit të ministrit Fatmir Xhafaj dhe një reagim zyrtar i përbashkët i dy institucioneve, ku thuhet se dyshohet që ai të jetë vetëvrarë me armën e shërbimit, ngre disa pikëpyetje. Pse Prokuroria dhe Policia e Shtetit nxituan të dilnin me një deklaratë të përbashkët për ngjarjen? Kjo është hera e parë që një institucion i pavarur si Prokuroria, pa përfunduar ende hetimet, bashkon qëndrimin me Policinë e Shtetit, që varet normalisht nga qeveria. C’punë ka Prokuroria me Policinë e Shtetit?  Sipas njoftimit të përbashkët thuhet se nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi Shkëlzen Qordja.

Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda. Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit. I ndjeri, ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.



4 Comments

  1. Edhe shoku Mefmet, rrahmet pastë, pasi vrau veten, u mbulua me batanije, shkroi nje leter per Partine, u shtri per here te fundit e pastaj nderroi jete. Kurse Partia mbeti shume e shokuar…

  2. Une thashe se eshte vetvrare ne zemer, por per ta bere kete duhet te kishte gjuajtur nga e majta. Por ne koke ndryshon puna me tre plumba, paska patur kohe gjysem ore nga shkrepja e pare deri te e treta!!!
    Vetvrasje pa dyshim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *