• |
ide | kryesore

Eurodeputeti Flenckestein: Nuk ka arsye të festoni për vendimin e negociatave!

Lajme, Të fundit



Qeveria e quajti një ditë të gëzueshme, datën 26 qershor, ditën kur Bashkimi Europian mori vendim për shtyrjen e negociatave. Madje kryeministri Rama shpërndau edhe medalje për disa nga ambasadorët e vendeve që ishin kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë, por për eurodeputetin Knut Fleckenstein, kjo nuk është koha për të festuar e për të kërcyer. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin me temë “Çfarë e pret Shqipërinë mbas konkluzioneve të Këshillit të BE për ceshtjet e përgjithshme: Pritshmëritë dhe detyrat”, Flenckestein tha se deri kur të hapet dera për integrimin e Shqipërisë duhen plotësuar ende mbi 150 kushte.

“Nuk është rezultati që të na bënte të kërcejmë dhe prandaj kjo është arsye që s’po kërcejmë sot. Mendoj se ka ende shumë gjera për të bërë.

Ka mbi 150 kushte të tjera përpara sesa dera të hapet një ditë. Pra ka shumë punë, prandaj ne themi vazhdoni, nxitoni dhe të paktën kemi një vendim tani për hapjen e këtij procesi. Kjo është më e rëndësishme. Kjo nuk do të thotë se këto brenda të ketë luftra të ndryshme për mënyrën si duhet të lexohet ligji elektoral. Si partnerë afatgjatë koalicioni ju e dini sa e vështirë është të gjendet kompromisi ndonjëherë brenda koalicioneve dhe e vështirë është të gjendet kompromisi edhe në parlament. Dhe nuk besoj se kjo është një rast specifik për Shqipërinë, është histori e njohur për Shqipërinë. Por keni të drejtë nuk është bërë gjëja në mënyrë që të festojmë tani, gjithësesi rezultati është pozitiv”  u shpreh Flenckestein.



2 Comments

  1. rama eshte duke kercyer ne ngjal te metes dy metra ne lalz dhe pallat e frrokut,ndokut,roshit e doshit etj,sa merak e ka kercimin rama ne ngjala e palla sidomos kur jan te lyera me kokain i thith si iris gjoni.madje rama te ben president pasi te thith mbi palla e ngjala ose deputet qe beri ramen e frroket,iris gjoni pasi thithi kokain mbi pall nenshkroi shembjen e teatrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *