• |
ide | kryesore

Shembja e Teatrit/ Në projektligj janë vetëm firmat e zëvëndësave të Ramës dhe Ahmetajt

Lajme, Të fundit



Gjatë debatit për projektligjin që parashikon shembjen e Teatrit dhe ngritjen e një godine të re, në këmbim të lejeve të ndërtimit në qendër të Tiranës për kompaninë Fusha sh.p.k, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zbuluar një fakt që nuk kishte dalë më parë. Në vendimet  për këtë çështje nuk është firma e asnjë prej drejtuesve të qeverisë. As Rama, as Ahmetaj dhe as Veliaj e kanë shmangur hedhjen e firmës në dokumentat e përpiluar deri tani, tha Tabaku, që zbuloi se firmat janë hedhur nga zëvëndësat e tyre.

“A e di zonja ministre se me kontratën që na kanë sjellë këtu, me ligjin që na kanë sjellë këtu, “prona vihet në dispozicion” thuhet; ky ligj thotë që “prona vihet në dispozicion”! Prona nuk mund të vihet në dispozicion pa një vendim të Këshillit Bashkiak me 3/5 e votave. Ky këtu që ka sjellë zonja ministre bashkë me përfaqësuesin e Bashkisë është antikushtetues, sepse shkel një ligj tjetër të miratuar me shumicë të cilësuar.

A e di zonja ministre që me këtë ligj që po sjellin këtu së pari shkelin ligjin e koncensioneve, së dyti shkelin Kushtetutën e vendit, së treti shkelin ligjin e pushtetit vendor dhe një sërë ligjesh të tjera?!

Pse ka marrë përsipër zonja ministre ta firmosë, ndërkohë që tek Ministria e Financave ka firmosur zëvendësministri dhe në Kryeministri ka firmosur zëvendëskryeministri?!

Nuk ka firmosur asnjë dokument të vetëm – po gjetën një dokument të vetëm – që e ka firmosur Kryetari i Bashkisë deri më sot…Vetëm zëvendëskryetarët e Bashkisë kanë firmosur. Pse kanë frikë ta kalojnë në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe të mbajnë vetë përgjegjësinë?!

Pse e kthejnë parlamentin në një zyrë tenderash, lejesh ndërtimi dhe koncensionesh?!

Pse bëheni mburojë për marrëveshje korruptive? Pse e falni pronën publike ndërkohë që privatëve në Tiranë po u shemben shtëpitë prej qerpiçi dhe nuk marrin dot një leje ndërtimi?!” përfundoi Tabaku



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *