• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si u kap 1 ton drogë në Itali me vlerë 10 milion euro, arrestohen 2 skafistët nga Vlora

Lajme, Të fundit



Këtë herë trafikantët e kanë zhvilluar aksionin në mes të ditës, duke u përpjekur të ngatërrohen mes vendasve dhe turistëve që janë me shumicë në detin e Salentos.

Por efektivëve të Guardia di Financa nuk iu ka shpëtuar një motoskaf i fuqishëm që lëvizte shumë ngadalë drejt brigjeve italiane me linjën e lundrimit të skafit veçanërisht shumë të ulët. Imbarkimi është kapur nga mjetet aeronavale në gjirin e Santa Maria di Leuca.

Financierët i kanë bërë shenjë dhe iu kanë thënë të ndalojnë por skafistët në kundërpërgjigje, kanë shtuar shpejtësinë për t’i shpëtuar kontrollit.

Guardia di Finanza arriti, pas një ndjekjeje të shkurtër me shpejtësi të lartë, të hipte në motoskaf dhe ta bllokonte atë. Në skaf, ushatarakët gjetën 49 pako me marijuanë në kabinë. Marijuana ishte e futur në pako me madhësi të ndryshme, me një peshë totale rreth një ton, që në treg do të kishte sjellë rreth dhjetë milionë euro fitim.

Mjeti i përdorura për transportin e drogës, një skaf i shpejtë, 10 metra i gjatë, u konfiskua dhe u morën nga Sektori i Operacioneve Detare të Policisë Financiare Otranto. Skafistët, M.A., 34 vjeç, A.E., 30 vjeç, të dy nga Vlora, si dhe G.M., 65 vjeç, me origjinë nga La Spezia, u arrestuan për posedim dhe trafik ndërkombëtar droge.

Ushtarakët e GDF gjithashtu kanë aktivizuar bashkëpunimin operacional dhe informativ tani të qëndrueshëm dhe të konsoliduar me policinë shqiptare, nëpërmjet Njësisë Kufitare Detare të Guardia di Finanza të stacionuar në Durrës dhe zyrës ndërlidhëse të policisë shqiptare në Itali.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=ieOggy0YuMk



1 Comment

  1. Nuk ka mundesi se -xhirafa-u shpreh se ;Shqiperine gjate ketyre 25 vjeteve ne e hoqem nga harta e -kanabisit-ah njerez sharlatane qe hani brockullat e ketyre drogaxhinjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *