• |
ide | kryesore

Kapiteni belg Eden Hazard zgjedh më të mirët e Francës

Rusi 2018, Sport



Eden Hazard nuk ka asnjë dyshim. I pyetur nga beIN Sport se cilët janë lojtarët më të mirë të Francës, ndërkombëtari belg ka veçuar N’Golo Kanté. Me Francën, elgjika do të diskutojë kualifikimin në finalen e “Rusi 2018”.

“N’Golo (Kanté), është lojtari më i mirë në botë në rolin e tij. Kur është në formën optimale, keni 95% shanse për të fituar ndeshjen”, tha Hazard për shokun e tij të skuadrës te Chelsea në një intervistë për beIN Sport të dielën.

Por numri 10 i Belgjikës gjithashtu është i impresionuar nga talenti i  madh i sulmuesit 19 vjeçar Kylian Mbappé. “Kam folur disa herë me të në telefon. Ai duhet të shihte disa video të mia kur ishte i vogël (qesh). Tani jam unë ai që shoh videot e tij herë pas here. Kam shumë respekt për atë që bën për moshën që ka”, pranon ish-lojtari i Lille.

https://twitter.com/Cultifoot/status/1015474870665269248?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1015474870665269248&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Ffr%2Fnews%2Fmondial-2018-hazard-tresse-des-louanges-a-mbappe-et-kante%2Fu9s35q6sofkf15b4gzfouhb80

Eden Hazard ka folur edhe për lojtarët e mëdhenj të dikurshëm të Francës, duke veçuar idhullin e tij: Zinedine Zidane. Lojtari belg ka zbuluar gjithashtu një foto ku së bashku me dy nga tre vëllezërit e tij shfaqen me fanellën e Zizou.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *