• |
ide | kryesore

‘Brexit’, dorëhiqet edhe Boris Johnson në Britani

Planet, Të fundit



Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka dhënë dorëheqjen, në një kohë që vendi është përfshirë në një krizë politike si pasojë e Brexit.

Pas largimit të ministrit të ngarkuar me Brexit, David Davis, i cili njoftoi gjithashtu dorëheqjen sot në mëngjes, edhe kreu i politikës së Jashtëme britanike është zyrtari i dytë.

Këto njoftime u bënë dy ditë pasi kryeministrja, Theresa May, mori dakordësinë e qeverisë për të propozuar mbajtjen e një marrëdhënieje tregtare të ngushtë post-Brexit me Bashkimin Europian.

“Kryeministrja britanike ka pranuar dorëheqjen e Boris Johnson”,- theksoi Downing Street në një komunikatë.

Dy ministrat kishin kundërshtime me Theresa May për marrëdhënien e ardhshme me Bashkimin Europian pas Brexit.



1 Comment

  1. Uroj me zemër që BE të reformohet duke hequr dorë në politikat liberale alla komuniste, e kështu të forcohet me qeveritë e djathta të Europës lindore që e dijnë mirë se e kanë provuar në kurrizin e tyre sistemin socialist, apo me politikën konservatore britanike, pa të cilën nuk mund të ketë një Bashkim Europian të vërtetë.
    Një Europë e tillë e reformuar, sigurisht që nuk do të pranonte të ketë antare të saj Shqipërinë me një qeveri të korruptuar si kjo e Ramës, por kjo mbase do të ndikojë që të pakësohen në Shqipëri trushpëlarët e indoktrinuar nga enverizmi diktatorial, e për hir të aspiratës që ti bashkohemi Europës, nuk do të mashtrohen shqiptarët me para droge për të mbajtur në pushtet Edvin Ramën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *