• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gruaja shpërthen në britma, policia “luftë” me shitësit e misrave në Tiranë

Lajme, Të fundit



Pamje si këto banorët e Tiranës i shohin çdo ditë. Janë shitës ambulantë, njerëz në varfëri ekstreme që shitjen në rrugë e kanë burimin e fundit të të ardhurave. Herë i luten policëve bashkiakë për mëshirë, herë tentojnë të ikin për të shpëtuar mallin që shesin dhe herë bëjnë rezistencë për aq sa munden.

Nga urdhri i Erion Veliajt për t’i “pastruar” rrugët nga shitësit ambulantë, kësaj radhe e kanë pësuar dy të moshuar që shisnin misra në rrugë. Burrë e grua, përpiqen me sa fuqi kanë të mbajnë zgarën. Me britma gruaja i kërkon policëve të ndalen për të marrë sendet e tjera në zgarë, ndërsa burri e tërheq me sa mundet. Video është bërë nga kalimtarë të rastit. Vlejnë këto pak sekonda të filmimit për ta kuptuar se sa e rëndë ka qenë për burrë e grua veprimi i policëve.



11 Comments

  1. Ndersa nuk jam kunder ketyre qe shesin misra e çfaredo, gjithashtu nuk kuptoj keta qe bertasin pse zbatohet ligji? Ne fund fare diferenca eshte çeshtje vizioni – e doni vendin si Kandahari, me njerez qe nxjerrin jetesen minimale duke shit misra, apo doni vend Europian ku njerezit kane pune dinjotoze. Largimi i ketyre nuk krijon pune dinjitoze, por lejimi i ngujon keta perjetesisht ne ate pune. Plus qe duket skandal. Nese protestoni, protestoni per pune me te mira.

  2. Eh Malok, or Malok. dukesh qe e ke rrahur europen, e me sa dukesh ke bere pune dinjitoze. Me siguri ke lare halete, e ndonje pune te rendomte, qe sigurisht eshte e nderuar, por gjene pune ka atje. Po ketu kush po ia jep mundesine e punesimit, privati, shteti, apo vete punesimi. Na e zgjidh ti i kulturuar ne ekonomine e mjerimit e pastaj shaje ato te gjore qe duan te shesin nje kalli miser per te blere buken e gojes. Por si keta qe shesin misra, ke edhe me keq hap syte e shih se si rremojne ne plehra per kanace, e plastike, e sa , esa vuajne per buken e gojes. Po te pyes prape;;;, sa mundesi europiane i ka dhene ky pushteti tendketij populli ne mundesite per te jetuar.? Ju jeni perparimtare ne mjerimin e popullit.

    1. Nuk kam pastruar halete, hiç thua ti po edhe po ti kisha pastruar besoj nuk do e fshihja. Me pak fjale ti bobi je per rrumpalle. Eshte e drejta jote por une nuk jam dakort. Ne zgjedhjet tjera voto PDne dhe pa merak, misrin e pjekur aty do e kesh.

    2. Maloku nuk ka rrahur asnje europe, thjesht eshte servil rilindje asgje tjeter, vari lesht nuk ja vlen ti kthesh pergjigje servilave, pasi servilat servila ngelen!

  3. Pak e kane edhe kaq . Dhe mos te bertasin se i kane votuar vete keta ndyresira dhe çeshte me e keqja kane per ti votuar prape . Kete valle kerkuat o misra pjekes

  4. po normal qe sillen si kriminele me tepafuqishmit , dhe ketej shtojne kioskat ne ceper cepa, tani kane filluar dhe kioskat me wurstel ……qe sigurisht jane dhene shokeve miqve interesave etj
    Aspekti social i ketyre varfanjakeve nuk i prek shqiptaret qe jane ber te pandjeshem me kete tollovi medisahKazan TM Kryeministri.
    Keta varfanjake e kane per buken e gojes. Lali Eri numeron milionat te shpia tek rolling hills. sigurisht me kursimet e pensionit te mamit , njesjoj si dhe dasmen ne kalane e gjirokastres…. gjynah te zoti
    disa komentuesve u duket normale disa jane te tulatur, disa jane te pafuqishem, disa jane painteresuar , dhe disa te tjere e duartrokasin,…..por ne fakt cfaare duartrokasin ??? abuzimin me varferine ndoshta ? abuzimin me te pafuqishmin ??? abuzimin me te dobtin??? abuzimin me moshen ???
    Popull i neperkembur , i tallur e i ofenduar nga bandat e pushtetit qe vjedhin 24 ore

    po crendesi ka kjo??? sot ka futboll… ti harrojme te neperkemburit e te moshuarit, te vobektit e te pashpreset… etj etj…..
    kujt i plas per ata !

  5. O Resmie pickedhije ja paske ndjer lezetin kallirit te misrit si duket. Sa per Malokun me shoke i them qe nuk e prish imazhin e Shqiperise as ai qe shet miser e as ai qe shet ndonje gje teter ambulant. Sherbime ambulante ke plot neper Europe dhe amerike( ndoshta jo misra te pjek porpak rendesi ka) prandaj nuk eshte ndonje cudi e madhe. Ajo dhe te tjere si ajo jane ne kufijte e mbijeteses ndersa ti ke nje qeveri komplet te paafte dhe te korruptuar si kurre ndonje here( mos me keqkupto Saliu ishte njesoj). Ligji dhe shteti nuk behet duke u marre me keta fukarenj por duke vene dore ne rradhe te pare mbi krimin qe e ka kthyer Shqiperine keq se Kolumbine e Eskobarit apo Palermon e viteve 70

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *