• |
ide | kryesore

Vrasja e prostitutës që tronditi Italinë/ Si u zbulua në Shqipëri pas 19 vitesh një nga autorët

Lajme, Të fundit



“Ua kishim premtuar prindërve: do t’i kapim të gjithë ata që vranë vajzën tuaj dhe ia dolëm”. Këto janë fjalët e kolonelit italian të policisë Corrado Scattaretico i cili lajmëroi se pas 19 vitesh është mbyllur një nga dosjet më të bujshme që tronditi komunitetin në Piacenza të Italisë.

Komentin ai e bëri pas arrestimit në Shqipëri të 42-vjeçarit Ylli alias Fatmir Vangjelaj i dënuar me 23 vite burg për vrasjen në bashkëpunim, të një prostitutë ekuadoriane në vitin 1999 në Itali. Ai është personi i tretë që arrestohet për ngjarjen e ndodhur më 9 dhjetor 1999 ditën kur prostituta ekuadoriane mbushte 20 vjeç.

Betty Ramirez

Në pranga kanë përfunduar më herët Robert Ziu i cili u pak në SHBA në vitin 2006 (edhe ky i dënuar me 23 vite burg) dhe Erjon Sejdiraj, ai që ishte kapoja i vërtetë i bandës i arrestuar në Belgjikë pak kohë më parë i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm.

Fatmir Vangjelaj

Fatmir Vangjelaj pas vrasjes u arratis menjëherë në Shqipëri ku kishte ndërruar identitet. Kishte marrë emrin e pagëzimit të vëllait më të madh dhe ditëlindjen e motrës së vogël. Duke u bërë një person tjetër ai u rikthye në Itali ku qëndroi në Chieti ku u martua dhe u bë me një vajzë, por asaj nuk i dha asnjëherë mbiemrin e tij. Hetimet e autoriteteve italiane nuk u ndalën as pas gati 20 vitesh duke këmbëngulur pranë homologëve shqiptarë për të gjetur identitetin e vërtetë të vrasësit të prostitutës. 

Pak kohë më parë policia shqiptare ndaloi vëllain e tij duke besuar se kishte arrestuar vrasësin, por kur u krahasuan shenjat e gishtave ai u lirua me kusht. Në këto momente Fatmir Vangjelaj e kuptoi se rrethi po shtrëngohej dhe vendos të rikthehet në Shqipëri pasi kishte mësuar edhe arrestimin e Robert Ziut. Sapo u kthye në Shqipëri ndryshoi sërish identitet. Nisi të punonte si murator duke bërë një jetë në hije. Por autoritetet italiane e kishin vënë ndërkohë nën përgjim.

Fatmir Vangjelaj

Në një telefonatë me bashkëshorten e tij që qëndronte në Itali ajo e pyet: “Çfarë ke bërë në Piacenza?”. Ai nuk i tregoi asnjëherë atë që kishte ndodhur në 9 dhjetor 1999, por hetuesit italianë e mbanin nën vëzhgim bashkëshorten dhe vajzën e tij që ktheheshin shpesh në Shqipëri. Në 12 korrik u organizua një operacion i përbashkët dhe Vangjelaj u arrestua në shtëpinë e tij pa bërë asnjë rezistnecë. Tashmë ndodhet në qeli në pritje të ekstradimit në Itali ku duhet të vuajë 23 vjet burg.

Si ndodhi vrasja

Betty Ramirez u rrëmbye nga 3 shqiptarët para një karburanti dhe u gjet e vrarë anës lumit Po. Fatmir Vangjelaj, Robert Ziu dhe Erjon Sejdiraj në fillim e kanë përdhunuar dhe më pas e kanë rrahur brutalisht. Fillimisht kanë tentuar ta mbysin, por nuk ia kanë dalë dot. Më pas Erjon Sejdiraj me nofkën “Nishani” i ka futur kokën në ujë derisa ajo ka dhënë shpirt. Per te mos u njohur ai kishte hequr edhe nishanin qe kishte ne fytyre. Sipas medieve italiane në momentet që vajza po ulërinte e dëshpëruar për të shpëtuar ka marrë në telefon kunatën e saj duke e “informuar” se çfarë ishte duke bërë.

Erjon Sejdiraj

Trupi i vajzës u gjet në 20 shkurt 2000 dhe nga ajo kohë hetimet nuk reshtën deri në arrestimin e 3 autorëve. Shkaku i vrasjes ishte lufta mes bandave të trafikantëve të prostitutave. Ajo i përkiste një grupi tjetër dhe vrasja e saj ishte një sinjal i fortë i grupit të shqiptarëve. Por kjo histori makabre tronditi opinionin italian i cili kërkoi gjetjen e autorëve me çdo mënyrë. ©LAPSI.al

https://youtu.be/vO1hPeg-0ic



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *