• |
ide | kryesore

Juventus, Ronaldo e ka me nxitim prezantimin

Sport



Cristiano Ronaldo vrapon edhe jashtë fushës. Sulmuesi i ri i Juventus, që pritet të ishte në Torino të hënën për vizitat mjekësore, firmën në kontratë dhe prezantimin tek bardhezinjtë, mund të përshpejtojë ardhjen e tij në Itali, sipas asaj që raporton ‘Gazzetta dello Sport’.
Ronaldo dje ndërpreu pushimet e tij në Greqi për tu kthyer në Madrid për të mbyllur formalitetet e fundit dhe për ti dhënë lamtumirën Real Madrid pas 9 vjetësh.
Kjo është edhe arsyeja pse nuk përjashtohet që Cristiano Ronaldo të mbërrijë në Itali një ditë më shpejt, në mënyrë që të jetë i qetë dhe për prezantimin e të hënës, i fiksuar në orën 18:30.
Menjëherë më pas portugezi do të kthehet në Greqi për të vazhduar pushimet, ndërsa me skuadrën do të bashkohet vetëm në fund të muajit gjatë turneut që Juventus do të zhvillojë në Amerikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *