• |
ide | kryesore

FOTO/ Femrat që ndërprenë finalen e Kupës së Botës, kundërshtare të betuara të Putin

Lajme, Të fundit



Ishte grupi “Pussy Riot” që ka marrë përgjegjësinë për pushtimin e fushës në fillim të pjesës së dytë në finalen e Kupës së Botës të dielën në Moskë.

Vajzat e këtij grupi njihen si kundërshtare të ashpra të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Ato kanë gjetur rastin më të mirë për të treguar mospranimin e tyre për mënyrën si putin e drejton Rusinë duke ndërprerë një eveniment që ishte në sytë e gjithë botës. Vajzat hynë në fushë në minutën e 52-të dhe detyruan forcat security të ndërhyjnë menjëherë.

“Momentalisht, kemi 5 anëtare të Pussy Riot në fushë”, – shkroi ky grup në Facebook. Më vonë, një anëtare e grupit, Ogla Kurachyova, tha për Reuters se ajo ishte njëra prej 4 vajzave që u futen në fushë me vrap. Ajo ka treguar se është duke u mbajtur në një stacion policor në Moskë.

Ky grup tha se pushtimi i fushës ka qenë një protestë e shoqëruar me disa kërkesa përfshirë: lirimin e të burgosurve politikë, mosburgosjen e njerëzve për pëlqime në rrjetet sociale, ndalimin e arrestimeve ilegale në tubime politike, të lejohet gara politike në Rusi, të mos fabrikohen rastet kriminale dhe të mos arrestohen njerëzit pa arsye.

Pussy Riot fitoi famë pas një proteste brenda katedrales më të madhe të Moskës më 2012, për të cilën u arrestuan dhe burgosen 3 pjesëmarrëse. Prej atëherë, 3 vajza që u gjykuan janë ndarë, me dy nga të cilat – Nadezhda Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina – që ende shfaqen ndaras duke e përdorur emrin Pussy Riot.

The four protestors from the Russian punk group Pussy Riot interrupted play during the final The mainly female group were dressed as police officers to protest arrests made at rallies The stage invasion took place in front of Putin, who was watching from a box Croatia defender Dejan Lovren grabbed one of the male protestors, holding him until a steward escorted him from the pitch Lovren argues with the pitch invader who grins back at him

Pussy Riot band member Nadya Tolokonnikova was arrested by Russian police for sewing in public in support of female political prisoners



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *