• |
ide | kryesore

Gjyqtari Artan Zeneli: Shkova dy herë në ambasadë, m’i anuluan dy viza

Lajme



Gjyqtari Artan Zeneli nuk ka deklaruar revokimin e vizës nga ambasada amerikane kur ka plotësuar një formular në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe ky ka rezultuar një problem për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që bën vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjykatësi sqaroi në dëgjesë para komisionit se ai kishte pasur dy viza dhe kur kishte plotësuar formularin i ishte revokuar vetëm ajo turistike. Më pas tha gjykatësi i ishte revokuar edhe viza tjetër nga ambasada amerikane, por ndërkohë ai e kishte plotësuar formularin e DSIK.

“Kam një vërejtje të thjeshtë, DSIK më ka nxjerrë të përshtatshëm një herë. Më pas, me insistimin tuaj për datën dhe saktësinë e formularit është bërë rishikim. Formularin kam nisur ta plotësoj në nëntor 2016 dhe më pas Kushtetuesja e ka bllokuar këtë aspekt dhe më pas kaloi në janar 2017. Data e formularit të DSIK është 16 janar 2017 dhe data e dorëzimit është korrigjuar. Më datën 26 janar jam thirrur në Konsullatë me pasaportë dhe më është komunikuar revokimi i vizës private turistike b1b2. Duke qene se unë kisha dy viza dhe jam interesuar për cilën vizë bëhet fjalë se kam edhe vizë a1. Me datë 27 janar kam shkuar në DSIK dhe kam dorëzuar formularin dhe kam deklaruar se nuk më është refuzuar hyrja në SHBA, po vetëm se më është anuluar njëra vizë. Në qershor të këtij viti jam interesuar nëse mund të udhetojë me vizën e tipit a1 zyrtare dhe nga ambasada më është thënë që më është revokuar edhe viza e dytë. Kam kërkuar sqarim dhe më është revokuar më 4 qershor të këtij viti, pasi DSIK më ka nxjerrë të papërshtatshem”- tha ai.

Sa i përket pasurive, Zeneli ka sqaruar se “të gjitha pasuritë e mia i kam vënë kur isha avokat nga 1999 deri në 2007. Në këtë periudhë, nuk kam qenë gjyqtar”- tha ai.

VETING/ Gjyqtari Artan Zeneli nuk deklaroi heqjen e vizës amerikane



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *