• |
ide | kryesore

Pakt me Ançelotin. Hysaj mbetet tek Napoli

Arkiva



Trajneri Ançeloti ka zhvilluar ndeshjen e parë me Napolin duke mposhtur 4-0 skuadrën e Gozanos.  Elseid Hysaj ka qenë një nga titullarët në këtë takim. Edhe me Ançelotin, shqiptari përllogaritet si i pazëvendësueshëm deri më tani te napolitanët. Në startin e pjesës së dytë, pasi trajneri kishte bërë shumë zëvendësime, shqiptari ka zbritur në fushë me fashën e shiritit të kapitenit në krah.
Ky vlerësim nga trajneri Ançeloti për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, është lexuar edhe si një shenjë vullneti që mbrojtësi i djathtë të mbetet tek Napoli.

Në momentin që trajneri Sarri u zyrtarizua në Londër si trajner i Çelsit,  u shtuan zërat se ai do e afronte edhe shqiptarin në një udhëtim
drejt “Bluve të Londrës”. Mirëpo, duket se ka ndryshuar e gjithë situata. Në miqësoren e parë të këtij sezoni, shqiptari jo vetëm që ka startuar titullar nën urdhrat e Ançelotit, por edhe ka mbajtur shiritin.

Në sezonin e fundit, Hysaj ka luajtur 35 ndeshje si titullar me skuadrën nënkampione në Serinë A, dy në Kupën e Italisë, tetë në Ligën e
Kampioneve dhe dy në Europa Ligë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *