• |
ide | kryesore

Projekti Elliott: Milan me Conte, largohet Gatusso

Sport



Është Antonio Conte në të ardhmen e Milan. Një e ardhme e shpejtë, shumë madje, duke qenë se Elliott ka vendosur të bindë ish-trajnerin e Chelsea, për të ngritur në elitë klubin e tij. Sipas asaj që tregon bën të ditur sportmediaset, pas mbledhjes së Këshillit të Administrimit të shtunën mund të vijë edhe ndryshimi i papritur, që do të afronte teknikun puljez në pankinën kuqezi në vend të Gennaro Gattusos. Nuk është mister që Conte ka qenë gjithnjë i preferuar i Milan, aq sa ka qenë disa herë afër Djallit në vitet e fundit, kur kaloi nga Juventus tek kombetarja e më pas në Premier League. Por tani duket se ka ardhur koha që transferimi të bëhet realitet.
Pavarësisht deklaratave të Elliott mbi të ardhmen e Gattuso, pronari i ri i Milan kërkon të ndahet përfundimisht nga administrimi i mëparshëm i klubit, përfshirë kush është në pankinë. Pas kalimit të pronësisë nga Li, fondi amerikan është shprehur në favor të teknikut aktual vetëm një herë. Më pas heshtje. E nuk është rastësi që nga ai moment ndodhën tre gjëra: Conte u shkarkua, Gattuso përfundoi nën hetim e u zbuluan lidhje të dyfishta mes teknikut e Mirabellit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *