• |
ide | kryesore

Hidhet shorti i Superiores, nis me supersfidë Java 1, derbi në të 6-ën

Sport



Kampionati i 80 kombëtar ka të përcaktuar tashmë edhe sfidat e 36 javëve, pas hedhjes së shortit për Kategorinë Superiore të futbollit, në ambjentet e FSHF-së. Në bazë të rregullores, ekipet pjesëmarrëse janë hedhur në short, sipas renditjes në sezonin e fundit 2017-2018, ndërsa klubet e Tiranës dhe Partizanit që do të luajnë në të njëjtin stadium, në “Selman Stërmasi”, në mënyrë që të mos luajnë bashkë në të njëjtën javë kampionati, u përzgjodhën me numrat 1 dhe 6 në hedhjen e shortit.
Kampionati starton menjëherë me supersfidë: Partizani do të udhëtojë në Korcë për tu ndeshur me Skënderbeun, ndërsa për të mos u humbur është edhe takimi në Durrës, ku shorti ka programuar derbin bregdetar Teuta-Flamurtari.
Flamurtari-Skënderbeu do të luhet në javën e 4 të kampionatit, me Dajën për herë të parë përballë ish-skuadrës së tij. Ndërsa derbi i shumëpritur Tirana-Partizani është rezervuar për javën e 6. Një ndeshje që të gjithë tifozët e kanë pritur e që pas kthimit të bardhebluve në Superiore, mbart edhe më tepër emocione…

JAVA 1
Në Korçë: SKËNDERBEU – PARTIZANI
Në Tiranë: TIRANA – KAMZA
Në Durrës: TEUTA – FLAMURTARI
Në Kukës: KUKËSI – LAÇI
Në Gjirokastër: LUFTËTARI – KASTRIOTI

Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv, Kampionati Kombëtar i Kategorisë Superiore për këtë vit, do të startojë në datë 19 gusht, teksa një javë më pare, në 12 gusht do të luhet edhe finalja e Superkupës së Shqipërisë. Më poshtë do të mund të gjeni edhe kalendarin e plotë të Superiores për edicionin 2018-2019, pas shortit të sotshëm.
kliko për kalendarin e plotë
Kalendari-Superiore 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *