• |
ide | kryesore

VIDEO/ Trump: Mali i Zi ose Shqipëria mund të na shpien drejt luftës së tretë botërore

Kryesore, Lajme



“Malazezet, shqiptarët… janë njerëz shumë të fortë dhe shumë agresivë. Ata mund të nevrikosen dhe Urime! Jemi në Luftën e Tretë Botërore”.

Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, në një emision të dhënë për gazetarin Tucker Carlson, në Fox News.

“Të qenit pjesë e NATO-s detyron të gjithë antarët të mbrojnë çdo pjesëtar tjetër nga sulmet. Psh nëse sulmohet Mali i Zi që u antarësua vitin e kaluar, pse im bir duhet të shkojë në mbrojtje të këtij vendi – ishte pyetja e gazetarit dhe Trump iu përgjigj: “Po thoni atë që thashë unë, Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë…

“Nuk kam gjë kundër Malit të Zi, apo Shqipërisë – ndërhyri gazetari.

“Gjithsesi… janë shumë të fortë, agresivë. Mund të nxehen dhe urime, jemi në luftën e tretë botërore” – tha Trump.

Intervista e Trump për Fox News erdhi pak ditë pas Samitit të NATO-s dhe takimit me presidentin rus Vladimir Putin, në Helsinki.

Trump i komentoi si mjaft të suksesshme këto dy takime, duke theksuar se vetëm falë këmbënguljes së tij, tashmë të gjithë vendett anëtare po kontribuojnë më shumë për NATO-n dhe se organizata tashmë ka rreth 44 miliardë dollarë më shumë në buxhet.

https://youtu.be/MB8etvUSag0



23 Comments

  1. Ama kur vjen puna per Korene e para 60 vjetesh, apo Vietnamin e viteve 70 apo Afganistanin e viteve 80, i @ini robt’ ju lale!

  2. E cfare nuk mund te ndodhe kur boten po e drejtojne politikane aventuriere Fatkeqesi e popujve qe udhehiqen nga keta aventuriere.

  3. E cfare nuk mund te ndodhe ,fatekeqesi e poujve qe udhehiqen nga politikane -aventuriere-Dhe kjo duket qe lufta e trete boterore eshte ne prag shperthimi nga keta udheheqes .

  4. Trampi pse permend vende relativisht ne paqe si mali i zi dhe shqiperia, dhe jo lituani, estoni, latvi , apo sepse jane afer me rusine dhe nuk ja mban te bej show mediatik me ta.

  5. Turp Lapsi.al qe fabrikoni lajme. Lajmi origjinal flet vetem per MALIN E ZI. T’ju vije zor qe keq-informoni nje popullsi te tere (ose e beni me qellim, ose nuk dini anglisht).

  6. Është gazetari ai që ke hedhur ate ide që pse të nis unë djalin tim në luftë për Malin e Zi, e Trump i është përgjigjur ndoshta me ironi se nga ky vend me 600 mijë banorë mund të vijë lufta e tretë botërore.. (Shqipëria nga lajmi i botuar në Zërin e Amerikës , nuk përmendet fare).
    Ka një tendencë dashakeqësie përgjithësisht nga mediat e majta, që çfardo që thotë Trump, t’ja ndryshojnë kuptimin.
    Nuk ka nevojë të interpretohet këmbëngulja e Trump, që NATO duhet të funksionojë si një organizatë solide me kontribute të njëllojta nga të gjithë antarët në proporcion me numurin e popullsisë e të nivelit të prodhimit bruto.
    Të dhënat janë se SHBA deri tani japin mbi 70% të kontributit për NATO si me trupa ushtarake e teknikë, ashtu edhe me buxhetin kur në këtë organizatë bëjnë pjese afërsisht 30 shtete.
    Trump ka kërkuar që të ndryshojë ky proporcion jo i drejtë në dëm të qytetarëve amerikanë por edhe në dëm të politikës së NATO duke absolutizuar lidershipin e saj tek SHBA. Ai po kërkon jo vetëm kontribute proporcionale por edhe veprime të përbashkëta.
    Janë pikërisht të majtët ata që kanë kritikuar ndonjë veprim të NATO në ndërhyrjet ne shtete të tjera duke ja drejtuar gishtin e fajit SHBA, e tani kritikojnë Trump që po kërkon barazi e unanimitet veprimesh nga të gjithë shtetet antare.
    Ne shqiptarët veçanërisht duhet të shqetësohemi se 5 shtete antare të NATO, ndryshe nga shumica dërmuese e tyre, akoma nuk e kanë njohur pamvarësinë e Kosovës.
    E si mund të funksionojë një organizatë e tillë e fuqishme politiko-ushtarake ndërkombëtare, kur ka qëndrime të kundërta për vatrat e konflikteve ?
    Në themel të demokracisë, qëndron parimi i respektimit të shumicës.
    Nuk e kam kuptuar asnjëhere parimin e “Vetos” për të bllokuar vendimet me interes ndërkombëtar, si në OKB, ashtu edhe në NATO.
    Del një Rusi apo Kinë dhe bllokon ne OKB ndonjë vendim për ndëshkimin e një shteti diktatorial kriminal.
    Del një Greqi në NATO, e për interesa të saj të dyshimta, me veton e saj bllokon vendimet e kësaj organizate.
    Parimi i respektimit të shumicës, ka lindur që në demokracinë e lashte greke, përse nuk duheshka respektuar sot ?. Është tjetër gjë kur shumicat pushtetore në vende të ndryshme dalin si pasojë e e politikave korruptive e kriminale e deri diktatoriale, por parimi demokratik i shumicës, duhet ti detyrojë edhe shtetet diktatoriale, të detyrohen ta respektojnë këtë shumicë.

  7. Kur degjoj presidentin e USA qe shprehet
    per misioni ne Natos:
    Gazetari: -Nuk kam gjë kundër Malit të Zi, apo Shqipërisë

    Trump: ‘Gjithsesi, janë shumë të fortë, shume agresivë. Mund të nxehen dhe
    Congratulations!!!
    jemi në luftën e tretë botërore’, me kujtohet dhurimi I tokes shqiptare qe I beri PolitikaKisovare MZi, e presuar fort prej ambasadorit te USAs ne Kosove, si ore t’i japim kur MZi eshte bere me tokat shqiptare, nga nji tribu e ardhur nga Uralet, tja japim se keshtu duhet, do e merrni vesh me mbrapa pse…
    Kosova dhe Shqiperia pa ushtri, se na mbron NATO, shkaterruan ushtri e mbrojtjen, se ashtu DUHET….

    Mbasi degjova Trumpin e kuptova pse u qe ka dashur…

    CONGRATULATION njerez sh. Forte, sh. Agresivë!!!

  8. Mali i Zi nuk eshte i njejte si Shqiperia.Shqiperia eshte shtet tjeter me gjuhe tjeter dhe kulture tjeter,ndersa shtetet kukulla sllave si Mali i Zi dhe Maqedonia jane shtete sllave qe vecse na kane pushtuar territoret dhe njerezit qe jetojne atje flasin shqip por gjenden ne nje shtet tjeter,shtete sllave.

    Nuk jetoi mjaftueshem Gjergj Kastrioti dhe biri i tij nuk i ngjau te atit,sepse sdo kishte bir turku e bir sllavi qe ti zinte tokat e vendit tone.Europa kurve pastaj beri copetimin dhe tani do te na anetaresoje ne BE.

    Ja ky komb jemi ne,qe na copetojne e na shesin detin edhe sot e kesaj dite!!!

  9. Malazezet dhe shqiptaret qe rrine ne shtëpitë e tyre qenkan agresive ….. kurse merihanet qe cojne ushtrite e saj te armatosur ne gjithe boten jane shume me ndryshe …. shkojne me tufa lulesh nder duar dhe i mbrojne popullatat nga bombardimet, vrasjet, shkaterrimet …..etj etj etj ..

  10. Nji pytje kom:
    Kur shqiptaret te marrin pushken te mbrojne detin me nafte qe edini nen diktatin demokratik: Shqiperia 0 probleme me fqinjet + Shqiperia t’i jape fqinjeve meqe eshte xhymerte, paqesore, qe mos I themi barbare, agresive po t’i themi kuptonjese, thank you KM,
    Kur shqiptaret te ngrihen pasi te dale falja e detit Greqise kampione e demokracise,
    Kur te ngrihen te mbrojne trojet qe I lane te paret,

    NATO a xheba do mbroje Shqiperine APo Greqine?

    Pergjigjen e dha presidenti USAs: ju jeni shume agresive, ju na hapni L III B.
    ju barbare ….. Ju qe s’beni dot shtet!!!
    E moret per kompliment xhentilesen TONE (congratulation e thank you)
    ju deeeeele te zgjebura?!

    1. O grek, Trump po fliste per Malin e Zi jo per Shqiperine,As mos te rreje mendja qe ne nje lufte mes Greqise dhe Shqiperise, Amerika apo Europa do mbaje anen e grekut

  11. Perkundrazi ne duhet ta marrim ndryshe kete deklarate
    si psh
    Rusia po’ nderhyn shume ne keto
    Dy vende. Duhet te bejme kujdes.
    Ti integrojme.

    1. Edhe une ate e mendova ne fakt. Ndoshta Ne takim me Put. ai i eshte kercenuar qe t’ia japin Malin e Zi, dhe ky ne kete interviste indirekt i ka thene qe sulmi ndaj malit te Zi eshet sulm ndaj Natos

  12. Sa idiote jane politikanet tane. Shikojeni kur Rama e pret Presidenten kroate, kur takohen ajo i thote How are you, ky idioti sia kthen hic, Gjithe rrugen deri ne kat te dyte e bejne pa i thene asnje fjale, dhe ajo qe ndihet ne siklet.Apo i ve doren sikur ta kete prone. Mu duk shume arrogant Rama sot, e prisja se do i bente pritje te mire.Ose ne konference me Meten, Meta jo vetem nuk i jepte perparesi ne pergjigjen e pyetjeve, por edhe ne fund kur e percolli, Meta ecte i pari, ajo ne funt, aspak kavalier. E ftuam vete. dhe ne fund e presim si mos me keq.Aq me pak pas gjithe atyre fjaleve te mira qe foli per shqiptaret

    1. apo kur Rama pinte kafe mbrapa shpines se saj. ose kur Taulant |Balla i shkel syrin kroates teksa pershendetet me te

  13. Në Malin e Zi, shteti më i vogël i Ballkanit me rreth 600 mijë banorë, ka pasur një numur të konsiderueshëm shqiptarësh që dekadat e fundit janë paksuar sepse një pjese e madhe e tyre kanë emigruar kryesisht në SHBA.
    Veç malazezëve që përbëjnë shumicë e realizuan ndarjen nga Serbia, ka edhe shumë serbë apo malazezë që më shumë se drejtë Europës, sytë i mbajnë drejtë Rusisë. Rusët kanë depërtuar në këtë vend të vogël të Adriatikut, duke blerë e ndërtuar resorte të shumta në bregdet.
    Pamvarësisht se ky shtet tashmë është bërë antar i NATO, e ndonëse është një shtet i vogël, BE e NATO janë më të interesuar për Malin e Zi, sesa për Shqipërinë, sepse ndryshe nga Shqipëria, Rusia i ka futur kthetrat e saj në fqinjin tonë verior.
    Në Shqipëri bëhet një zhurmë naive propogandistike se opozita qenka e lidhur me Putinin, pikërisht se lideri i kësaj opozite Basha, ka mbështetur politikën e Trump.
    E meqë e gjithë makineria propogandistike mediatike sorrosiane, ngul këmbë se zgjedhja e Trump si president i SHBA, paskej qenë sipas tyre një përzgjedhje e Putinit, i bie që edhe opozita shqiptare e djathtë të jetë pro ruse.
    E gjithë kjo fabul mashtruese propogandistike, është ndërtuar në fantazi e subjektivizëm politik e deri sot nuk ka asnjë fakt që ta vërtetojë.
    Shtëpia e bardhë. jo vetëm që nuk i ka zbutur sanksionet kundër Rusisë, por i ka shtuar e kërkon ti shtojë më shumë. Tërthorazi, duke goditur aleatin e Putinit, diktatorin Asad të Sirisë, SHBA ka ndërmarë edhe veprime konkrete ushtarake ndaj Rusisë.
    Çfarë vlere kanë “sanksionet” e Gjermanisë ndaj Rusisë, kur ajo po e dyfishon furnizimin me gaz e naftë nga Rusia ? Jo vetëm industria gjermane por edhe shërbimet publike janë të lidhura me energjinë e gazit rus.
    E gazi duke përbërë energjinë më të madhe që rubinetat i ka në Moskë, mund të përdoret fare lehtë nga Putini për të shantazhuar jo vetëm Gjermaninë por edhe gjithë BE.
    Me paradoksin më të madh, edhe kur Trump ja tërhoqi vëmëndjen Gjermanisë për këtë rrezik nga Rusia, media sorrosiane vazhdojnë me avazin e Mukes se Trump është mik i Putinit.
    Po i përmend këto fakte pikërisht nga abuzimi se Trump sipas mediave paskej shfaqur “shqetësimin” se nga këto dy vende të vogla, bota rrezikohet për një luftë të tretë.
    Kam përshtypjen se ish biznesmeni i fuqishëm Trump, tani president i SHBA, si Shqipërinë, ashtu edhe Malin e Zi, i njeh nga shqiptarët emigrantë që kanë punuar e punojnë ne bizneset e tij.

  14. Hej, qekan cmend fare sot kto sumpatixantet e liu qiut ….. i vjen jeq per pres e kroacise, i vjen keq me trapet e arerikes etj etj etj …. hajde gjizë skrapari ….

    1. Une qe mbrojta presidenten kroate jam dhe votes i Rames por kur e ka gabim ja them, Nuk jam njeri pa shtylle kurrizore si ti. Dhe Shqiperia per mua vlen me shume se partia keshtu qe gafen protokollare qe e vura re sma ndalon njeri ta them,aq me pak ti

  15. Trump e ka gabim, tregon qe nuk i njeh rregullat e NATO-s. Aleanca e NATO-s eshte nje aleance mbrojtese. Artikulli i 5 parashikon qe ne se nje vend i aleances sulmohet, te gjitha duhet ta mbrojne. Traktati i NATO-s nuk parashikon qe nese nje vend i aleances sulmon dike tjeter, vendet e tjera do t’i vijne ne ndihme. Ne se Mali i Zi sulmon dike tjeter (sipas Trump-it, meqe eshte vend agresiv) aleatet e NATO-s nuk jane te detyruara ta mbrojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *