• |
ide | kryesore

Makina përplas 2 persona në Lungomare të Vlorës, njëri fëmijë 10-vjeç

Lajme



Një aksident me dy persona të plagosur, mes tyre një fëmijë 10 vjeç, ka ndodhur në Vlorë. Raportohet se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Në lagjen ‘Uji ftohtë’, në aksin rrugor të Lungomares, shtetasi Nikola M., duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasit G.B. 50 vjeç dhe R.B. 10 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientit e Komisariatit të Policisë Vlorë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *