• |
ide | kryesore

Barcelona nuk heq dorë nga Willian, oferta e tretë shkon 62 milionë euro

Sport



Mes Barcelonës e Willian duket se është një histori dashurie e destinuar të përfundojë me sukses. Dy herë të refuzuar, katalanasit nuk është se kanë hequr dorë, por e kanë përmirësuar ofertën. 55 milionë stërlina, gati 62 milionë euro.

Kjo është shifra që Barcellona ka vendosur në tavolinë në bisedimet me Chelsea për Willian Borges, një nga objektivat kryesore të klubit spanjoll për sezonin e ardhshëm. Lajmin e raporton Sky Sports Uk, sipas të cilëve kjo është oferta e tretë e prezantuar nga Barcelona për londinezët.

Katalanasit mund të shfrytëzojnë raportet e mira që kanë me agjentin e brazilianit, Kia Joorabchian, që është i njëjti që ka sjellë në Camp Nou, Coutinhon e Paulinhon, ky i fundit i sapotransferuar në Kinë. Si altërnativë të mesfushorit ofensiv, gjithnjë nëse Chelsea vendos të mos heqë dorë nga Willian, Barça mban nën vëzhgim Rabiot të Psg e De Jong të Ajax.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *