• |
ide | kryesore

Milani zgjedh presidentin e ri, nis koha e ndryshimeve

Sport



Pasi arkivoi me sukses seancën gjyqësore në Cas të Lozanës, që ktheu Milan në Europa League, është zhvilluar asamblea e ortakëve të klubit që është mbyllur me zgjedhjen e bordit të ri. Këshilli i administrimit të kuqezinjve deri në 2020 përbëhet nga: Paolo Scaroni, Marco Patuano, Frank Tuil, Giorgio Furlani, Alfredo Craca, Salvatore Cerchione, Gianluca D’Avanzo e Stefano Cocirio. Pikërisht Paolo Scaroni është zgjedhur presidenti i ri i Milan, i 27 në historinë e klubit kuqezi. Scaroni do të jetë gjithashtu edhe administrator i deleguar në vend të Marco Fassones i revokuar për “kauzën e duhur” së bashku me Yonghong Li dhe përfaqësuesit e tjerë kinezë.
“Këshilli do të mblidhet së shpejti për të hartuar planin e biznesit për klubin, që kërkon të kthehet shpejt me statusin e Champions League. Këshilli do të ekzaminojë edhe një buxhet të ri për klubin. Objektivi final është ai për të forcuar kompetitivitetin e skuadrës, konform normave të UEFA mbi Fair Play Finanziario. Elliott ka shprehur mbështetjen e tij të fortë për klubin, me një rritje të kapitalit të parashikuar prej 50 milionë euro dhe i konsideron ndryshimet e bëra fondamentalë për suksesin e klubit në periudhë afatgjatë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *