• |
ide | kryesore

Ndryshime në FSHF, Mustedanagiç merr pozicionin e Tramezzanit

Sport



Trajneri i përfaqësueses U-17, Xhemal Mustedanagiç, do të rritet në detyrë, në institucionin e futbollit shqiptar, duke u bërë drejtori i ekipeve kombëtare. 63 vjecari boshnjak do të marrë kështu vendin e lënë bosh në Federatën Shqiptare të Futbollit, që kur u largua asistenti i De Biasit, Paolo Tramezzani.

Burime brenda FSHF-së bënë të ditur se Mustedanagiç do të kthehet të enjten në datën 26 korrik nga Kroacia, ndërsa do të nisë zyrtarisht detyrën e re, duke filluar nga 1 gushti i ardhshëm.
Xhemal Mustedanagiç punon me ekipet përfaqësuese kuqezi prej 9 vitesh, duke marrë gjithnjë vlerësimet maksimale dhe rezultate të rëndësishme. Që kur arriti në 2009, si asistent i Josip Kuže në krye të Kombëtares së Shqipërisë, boshnjaku nuk është larguar më nga kuqezinjtë. Mustedanagic ka drejtuar përfaqësueset e U-16 dhe U-17 tani, por kur Kuže pati probleme shëndetsore, ai u bë trajneri në detyrë i kuqezinjve në tetor 2010.

Si drejtor i ekipeve kombëtare, Mustedanagic i besohet një detytë strategjike. Në fakt, nga ikja e Tramezzanit, për të drejtuar në atë kohë Sion, FSHF nuk caktoi asnjë zëvendësues, por zhvillimet e fundit treguan se ai pozicion ka nevojë për një njeri ekspert dhe Mustedanagic është i tillë.

Megjithatë, trajneri nuk dëshiron të largohet menjëherë nga drejtimi i U-17, me të cilët punon prej 7 vjetësh e në debutim arriti ti kualifikojë në raundin Elitë të kampionatit Europian Under-17 në 2012-ën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *