• |
ide | kryesore

Valzeri i portierëve, i gjithë “faji” është i Alisson

Sport



Nuk është parë prej vitesh në futboll një ndryshim kaq i madh i portierëve në klubet më të rëndësishme europiane. Real Madrid, Chelsea, Roma, Arsenal, Liverpool, pa llogaritur Juventus e PSG që e kishin vendosur transferimin e Buffon në kryeqytetin parisien përpara se Alisson Becker të bëhej portieri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave në futboll. Lëvizja e Liverpool bëri që tani të gjithë të hedhin sytë në kërkim të një portieri.

Të mbetur pa një titullar të sigurtë në kuadrat, Roma e fortë edhe në financa nga dalja luksoze e brazilianit, po mendon transferimin e Petr Cech në kryeqytetin italian. Raportimi vjen nga The Sun, sipas të cilit drejtori sportiv i verdhekuqve Monchi kërkon ti japë eksperiencë skuadrës, që ka një prapavije me mbrojtës të rinj, me portierin e Arsenal. Ceh, që ka tashmë një rival në shtëpi, me ardhjen e Bernd Leno, e sheh me prioritet largimin.

Londinezët në anën tjetër e kuptojnë që po e humbasin çekun dhe janë hedhur në sulm për Yann Sommer. Zvicerani i Borussia Monchengladbach do ta konsideronte me shumë dëshirën kalimin në Premier League, sipas asaj që bën të ditur Express dhe bisedimet janë në fazë të avancuar.

Chelsea rrezikon të mbetet pa portier me largimin e Thibaout Courtois që po tentohet fort nga Real Madrid. Në fakt londinezët mendohej se do të ndërhynin në operacionin e Liverpool për Alisson. Nuk ndodhi kështu dhe Blutë kanë hedhur sytë nga Gianluiggi Donnarumma, që është më e vështirë për tu shkëputur nga Milan pa bërë ofertën e duhur, por kanë joshur edhe Joe Hart.

Është zgjidhja më pak e preferuar e tifozëve të Chelsea për më tepër që Hart vjen nga një sezon të dështuar në huazimin e tij tek West Ham, por vetë portieri po bën të pamundurën ti bashkohet londinezëve të Sarrit. Nuk është rastësi kërkesa e menjëherëshme e 31 vjecarit për tu larguar me titull përfundimtar nga Manchester City për të rindërtuar karrierën e tij. Hart vitet e fundit i ka kaluar i huazuar tek Torino dhe West Ham, që me ardhjen e Guardiolës tek Citizens, por megjithatë dështoi të futej në 23 e Gareth Southgate në Kupën e Botës në Rusi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *