• |
ide | kryesore

Si e përshkroi Ermal Meta performancën në Giffon Film Festival

Paparazzi, Slider



Muzika dhe fjalët që ndërthuren me emocionin, lotët dhe shpirtrat e mëdhenj të vegjël, si pjesë të një enigme që jetësohen po të bashkohen. “Mrekullia, habia! Jeni vetë emocioni”. Kështu e përshkroi Ermal Meta, atmosferën në “Giffoni Film Festival”, ku ishte i ftuar i natës së dytë. Këngëtari shqiptar interpretoi disa këngë dhe më pas foli përpara artistëve të vegjël.

“Janë fjalë të thjeshta por të ndjera me shumë kuptim, sepse kështu duhet vepruar për të folur me të gjithë”, – tha Meta gjatë një interviste.

Ermal Meta ka mundur të çajë vetë në rrugëtimin artistik, pas vështirëve të fillimit edhe të jetës, dhe kjo vetëm falë aftësive të tij që i mundësuan të radhitet mes kantautorëve më të mirë italianë.

“Kur nisa të shkruaja për veten time, ndryshoi gjithçka. Kam qenë viktimë e paragjykimeve dhe për pak kohë i shpërfilla këngëtarët e tjerë, duke shkruar këngë pa ndjenja. Nuk arrija të përfshihesha tërësisht, ndieja se mungonte diçka. Por, më vonë, kuptova se nuk kishte sinqeritet në ato këngë, kështu që nisa sërish të shkruaja për të tjerët, por duke menduar për veten time. Vetëm kështu një marinar mund të ngrejë vela që mund t’i rezistojnë erës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *