• |
ide | kryesore

Milan, hija e Contes frikëson Gattuson

Sport



Nuk ka paqe për Rino Gattuso. Pas ndryshimit të pronësisë së Milan-it, me afrimin e Fondit Elliot dhe ndryshimin e shoqërisë në katet e larta të hierarkisë, tani edhe pozicioni i tij nuk është i sigurt. Fondi amerikan nuk mendon të ndal punën për ndryshimin e drejtimit të mëparshëm, ndërkohë qe është mbështetur te Scaroni dhe Leonardo, i cili së shpejti do të emërohet zyrtarisht si drejtor i ri teknik.

Gattuso e di mirë këtë, por vazhdon punën, i justifikuar nga rrugëtimi i tij me Milani-in, i cili që nga mesi i sezonit të kaluar ndryshoi falë menaxhimit të tij teknik. Megjithatë, Djalli është tepër i tërhequr për t’i besuar stolin e ekipit që po lind Antonio Conte-s, një emër me peshë në trajningun Italian dhe europian.

Sipas “Corriere dello Sport”, gjatë natës mes të hënës dhe të martës ka patur një takim të parë mes Milan-it dhe Antonio Conte-s. Kuqezinjtë kanë shfaqur interesin e tyre, ndërsa ish-trajneri i Chelsea-t duket se e ka pranuar, i vetëdijshëm që një rikthim në Itali do të ishte ideal për të, por ka kërkuar kohë. Dhe kjo është e panjohura e madhe e kësaj negociate të mundshme.

Conte është ndarë shumë më keq me Marina Granovskaia-n se sa me Abramovic-in, dhe në këtë raport të prishur janë më mes shumë para. Chelsea i detyrohet Antonio Conte-s diçka më pak se 10 milionë euro, për shkarkimin. Ndoshta me presionin e Milan-it, që nuk mund të presë në pafundësi, ish-trajneri i Juventus-it do të akordojë me londinezët për rreth pesë apo gjashtë milionë, në mënyrë që të firmosë.

Ngjarja e fundit që bëri Gattuso të dridhej ishte lamtumira e Massimiliano Mirabellit, njeriu që e solli te kuqezinjtë dhe që e ka mbrojtur gjithmonë edhe në momentin e vështirë. Por tashmë ka ndryshuar i gjithë drejtimi, bordi dhe presidenti. Gattuso është i vetmi që përfaqëson linjën e vjetër të Milan-it, dhe për këtë arsye ai është shumë i pasigurtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *