• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo i shpëton burgut me një shumë të majme

Paparazzi, Slider



Problemit të Cristiano Ronaldos me autoritetet spanjolle për evazion fiskal i ka ardhur fundit. Ai përfundimisht është dënuar me dy vite burg me kusht, dënim të cilin nuk do ta kryejë prapa hekurave asnjë sekondë.

Ylli portugez do të gjobitet edhe me 19 milionë euro. Kjo gjobë fshin dënimin e tij dhe ai do të rezultojë i pastër. Ronaldo akuzohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 15 milionë eurosh mes viteve 2011-2014 pasi ka fshehur të ardhurat. Tashmë, e rëndësishme për Ronaldon është se i mbylli llogaritë përgjithmonë me drejtësinë spanjolle, pa rrezikuar burgun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *