• |
ide | kryesore

Demi Lovato merr një vendim për karrierën pas daljes nga spitali

Paparazzi, Slider



Demi Lovato dy ditë më parë u dërgua me urgjencë në spital për shkak të overdosës shkruanin mediat e huaja. Flitej se gjëndja e saj ishte e rënduar dhe të gjithë yjet botëror nisën të luteshin për shëndetin e saj. Por dje familjarët e saj dhanë lajmin e mirë se Demi ishte përmirësuar dhe gjëndja e saj ishte jashtë rrezikut për jetën. Familjarët ishin çdo minutë në mbështetjë të saj për ti dhënë kurajo këngëtares e cila ishte e rënduar edhe psikologjikisht prej asaj që i ndodhi.

Por duket se tashmë gjërat do të shkojnë më mirë për Demin e cila siç thuhet në mediat e huaja ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për jetën e saj.

Pasi gjëndja e saj të stabilizohet plotësisht dhe të lërë spitalin ajo do të regjistrohet në një qëndër rehabilitimi për tu kujdesur për veten dhe varësisë së saj nga droga. Kjo në fakt është një shenjë mjaft e mirë dhe shpresojmë që gjërat të marrin një rrjedhë tjetër në jetën e Demi Lovatos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *