• |
ide | kryesore

Monaco, me 30 milionë, befason Chelsea për Golovin

Sport



Monaco ka zyrtarizuar blerjen nga Cska Mosca të Aleksandr Golovin. Mesfushori rus, i ndjekur për një kohë edhe nga Juventus, por që pastaj ishte një hap larg Chelsea ka ndryshuar destinacion në fund, duke kaluar në principatë. Monaco ka paguar 30 milionë euro në arkën e Cska, ndërsa Golovin ka firmosur deri në 2023, duke u bërë lojtari rus më i paguar i të gjitha kohërave.

Aleksandr Golovin pasi shkëlqeu në Botërorin e shtëpisë do ti duhet tashmë të konfirmohet në kampionatin francez me Monaco. 22 vjecari vuri edhe firmën në kontratë, pas kryerjes së vizitave mjekësore, ndërsa në 5 vitet e kontratës do të përfitojë 2 milion euro në sezon.

Në një garë ruse (me Abramovich) ka marrë më të mirën Vadim Vasilyev, zv/ president i Monacos: “Jemi shumë të lumtur për ardhjen e Golovin, që pavarësisht konkurencës së klubeve të ndryshëm zgjodhi projektin e Monacos”.

CSKA e Moskës, përmes faqes zyrtare ka konfirmuar akordin me Monaco dhe ka falenderuar mesfushorin rus: “Faleminderit për atë që ke bërë në këto vite, për lojën brilante që ka sjellë rezultate të rëndësishme. Të urojmë një karrierë suksesi në Europë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *