• |
ide | kryesore

Nga miss në pilote të një linje ajrore, njihuni me Angeline Flor Pua

Paparazzi, Slider



Nga Miss në pilote të një linje ajrore! Është kjo historia e Angeline Flor Pua, e cila në muajin qershor fitoi kurorën e bukurisë Miss Belgjika 2018.
E rritur në Anversa, bukuroshja me origjinë nga Filipinet, në muajin shtator do të marrë diplomën për tu bërë pilote, e vetmja femër në shkollën e pilotimit.
Ndonëse vetëm 23 vjeçe, ajo ka treguar aftësi të mëdha, aq sa ka marrë propozime për punë nga kompania ajrore “Emirates”.
Angeline, qysh e vogël ka pasur dëshirë për tu bërë pilote avionësh, një zgjedhje krejt ndryshe nga ajo e bukurosheve të tjera, që zakonisht preferojnë të vijojnë karrierën si modele ose të përfshihen në botën e spektaklit.
Në vitin 2016, fitoi Miss Filippine Europa, konkurs në të cilin marrin pjesë vajza evropiane, me origjinë nga vendi aziatik, ndërsa më tej fitoi Miss Anversa, për tu zgjedhur një muaj më parë Miss Belgjika, shkruan noa.al..
Për shkak të origjinës së saj, ajo është përballur edhe me fyerje, të cilat i ka përballuar me fjalët, “Kam lindur në Belgjikë dhe kam shtetësi belge. Nuk mund të gjykoni një person, bazuar në pamjen e tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *