• |
ide | kryesore

Puel kërcënon United e Chelsea: “Larg duart nga Leicester”

Sport



Trajneri i Leicester, Claude Puel, ka paralajmëruar me tone të ashpra Manchester United dhe Chelsea me mesazhin e qartë: larg duart nga Harry Maguire dhe Kasper Schmeichel.
Trajneri i Dhelprave konsideron se dyshja është shumë e rëndësishme për skuadrës e tij dhe insiston se nuk mund të gjejë zëvendësues në kohë.

Jose Mourinho është i dëshpëruar të sjellë në Old Trafford qendërmbrojtësin e Anglisë Maguire për shumën e £60milion paund.
Leicester është i vendosur të mbajë 25-vjecarin, që u bashkua një sezon më parë nga Hull për £17 milion paund.

Ndërkohë, Schmeichel, 31 vjecar, është përfolur si zëvendësuesi i Thibaut Courtois në Stamford Bridge. Blutë deri tani nuk kanë bërë asnjë ofertë zyrtare për danezin, por kjo nuk e ka penguar Puel të paralajmërojë.

“Mendoj se mund ti mbajmë të dy lojtarët. Janë shumë të rëndësishëm. Nuk mund të humbasim elemente të tillë pak ditë para fillimit të sezonit. Nuk do ishim në gjendje të gjenim zëvendësues. Kasper dhe Maguire janë shumë me vlerë, prandaj ti qendrojnë larg” përfundoi Puel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *