• |
ide | kryesore

Devoll, kapen 13 klandestinë nga Maroku, Palestina dhe Iraku, mes tyre edhe 2 të mitur

Lajme, Të fundit



Policia kufitare në Kapshticë ka kapur 13 klandestinë të huaj. Mësohet se të gjithë emigrantët janë meshkuj dhe janë një nga Maroku, 5 nga Palestinë, 3 sirianë dhe 4 irakianë.

Bëhet e ditur nga policia se mes tyre ishin edhe dy të mitur.

Disa u kapen në fshatin Trestenik, dhe pjesa tjetër në Kapshticë dhe Bilisht.

Pas marrjes së deklaratave, ata u nisën drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *