• |
ide | kryesore

Courtois ultimatum Chelsea: “Më shisni tani, ose…”

Sport



Thibaut Courtois i ka kërkuar Chelsea ta shesë tani ose përndryshe do të largohet verën e ardhshme me parametër zero. Londinezët kërkojnë të rinovojnë kontratën me portierin belg, por Courtois e ka informuar klubin se nuk ka asnjë qëllim të qendrojë, duke i lënë kështu Chelsea 9 ditë kohë për të vendosur nëse të paguhet tani, apo të humbasë £ 35 milion paund.

Chelsea kërkoi të bindë portierin të refuzojë Real Madrid dhe të qendrojë në Londër, duke rinovuar kontratn, por 26-vjecari i ka informuar Blutë për vendimin e tij dhe dëshirën për tu larguar tani me kërcënimin se nëse kjo nuk ndodh atëherë pas 12 muajve të mbetur në kontratë Courtois do të largohet pa asnjë detyrim.

Kjo e mban Chelsea në ankth në 9 ditët e ardhshme nëse vlen të humasë £ 35 milion paund për të detyruar të qendrojë edhe një vit portierin në Stamford Bridge.

Maurizio Sarri ka kërkuar një bisedë direkt me Courtois për ta bindur të qendrojë në Londër edhe për 5 vitet e ardhshme, por portieri kthehet në skuadër vetëm dy ditë para mbylljes së merkatos në Premier League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *